Reus: Ndaj Suedisë kemi treguar se çfarë mentaliteti kanë gjermanët

Botërori 2018

Reus: Ndaj Suedisë kemi treguar se çfarë mentaliteti kanë gjermanët

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:54
Marco Reus

Gjermanisë i duhet të fitojë ndaj Koresë së Jugut për të shpresuar ta kalojë grupin.

Marco Reus është një nga ata lojtarë që e ndien më shumë se kushdo presionin, e padyshim që mezi pret të tregojë vlerat e tij.

Ai konsiderohej si lojtari më i mirë i Gjermanisë përpara Botërorit “Brazili 2014”, një turne ku fatkeqësisht nuk mundi të ishte pjesë e triumfit të gjermanëve për shkak të një lëndimi vetëm pak para nisjes së tij. Ai mungoi gjithashtu edhe në Evropianin e Francës, të vitit 2016.

“Kjo është hera ime e parë në një turne kaq të rëndësishëm, ndaj është një kënaqësi e pamasë të shohësh kaq shumë njerëz që festojnë në zonat e tifozëve në mbështetjen tonë”, tha Reus në një konferencë për shtyp.

“Jam tejet i lumtur që jam pjesë e kësaj aventure. Edhe pse nuk e imagjinonim se do ta nisnim me këto lloj rezultatesh, siç patëm atë ndaj Meksikës, fakt është që ndodhin edhe të tilla gjëra”.

“Ndeshja ndaj Suedisë tregoi se ne kemi mentalitetin e duhur dhe karakterin e duhur në momentin vendimtar”.

“Është e qartë se duhet të bëjmë një lojë më të mirë, por në situatën tonë mendoj se duhet të fokusohemi më shumë në arritjen e fitoreve, në vend që të bëjmë një lojë të bukur dhe të humbasim”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat