Suarez e konsideron veten “perfeksionist”, tregon si duhet luajtur kundër Portugalisë

Botërori 2018

Suarez e konsideron veten “perfeksionist”, tregon si duhet luajtur kundër Portugalisë

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 10:25
Luis Suarez

Luis Suarez kishte një fillim të vështirë në “Rusi 2018”, ndërsa lojtarët e Oscar Tabarez fituan ndaj Egjiptit 1-0, në ndeshjen e parë të Grupit A. Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës u kthye, duke goditur Arabinë Saudite, para se ta gjejë përsëri rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 ndaj Rusisë. Uruguaji u kualifikua në 1/8 finale të Botërorit të Rusisë me pikët maksimale.

“Unë jam shumë më mirë se në ndeshjen e parë, – tha Suarez para gazetarëve, përpara përballjes me Portugalinë, të shtunën. – Në nivel personal, unë jam shumë perfeksionist. Pas ndeshjeve, gjithmonë shikoj prapa atë që ka ndodhur, bisedoj me shokët e ekipit tim, me trajnerin. Unë e di se për çfarë luajmë në 1/8 finale, kundër kampionëve europianë. Ne jemi plotësisht të motivuar. Natyrisht, duhet të jemi të qetë, duke e ditur që, nëse shkon keq, atëherë kemi dhënë gjithçka”.

Renditja si kreu i grupit A, përpara Rusisë, do të thotë që Uruguaji ka shmangur një përplasje me kampionët e vitit 2010, Spanjën, ku Suarez mund të kishte luajtur kundër kolegëve të klubit, përfshirë Gerard Pique dhe Jordi Alba. “Mendësia jonë është gjithmonë për të fituar, – shtoi Suarez. – Gjatë fazës së grupit u fol për atë që do të ishte më e mira, por ne gjithmonë donim të fitonim”.

Edhe pse suksesi i Uruguajit është ndërtuar mbi rezistencën mbrojtëse, të kryesuar nga kapiteni Diego Godin, kombinimi i sulmit, Suarez dhe Edinson Cavani, është një nga duetet më të rrezikshme të Kupës së Botës në zhvillim. “Ne kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe kemi luajtur së bashku për më shumë se 10 vite në ekipin kombëtar, – tha Suarez për Cavanin.

– Ne jemi duke luftuar për të njëjtin qëllim dhe duke bërë më të mirën për ekipin, kështu që përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin sa më shumë që të jetë e mundur. Ne nuk po synojmë për objektiva personalë, por që me ekipin kombëtar të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat