Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin

Botërori 2018

Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:55
Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin

Federata Daneze e Futbollit ka dalë në mbrojtje të sulmuesit të kombëtares Nicolai Jorgensen, duke dënuar publikisht kërcënimet me jetë që ka marrë lojtari në rrjetet sociale, pas humbjes kundër Kroacisë në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

“Mjaft! – lexohej në menaxherin e drejtuesve të futbollit danez në “Twitter”. 

“Komuniteti ynë i futbollit nuk pranon kërcënime me vdekje ndaj futbollistëve. Njerëzit e Danimarkës nuk sillen kurrë në mënyrë të tillë ndaj shtetasve të vet. Është situatë e papranueshme dhe do t’i kërkojmë ndihmë policisë që të mbyllim këtë marrëzi”, thuhet më tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat