FIFA nuk lejon as portierin kroat të festojë në nderim të mikut të tij të vdekur

Botërori 2018

FIFA nuk lejon as portierin kroat të festojë në nderim të mikut të tij të vdekur

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:00
FIFA nuk lejon as portierin kroat të festojë në nderim të mikut të tij të vdekur

Danijel Subasiç, portieri i Kroacisë është paralajmëruar nga FIFA, për mënyrën e tij të festimit pasi kombëtarja ballkanase u kualifikua ndaj Danimarkës për në raundin e çerekfinaleve.

Gardiani kroat, në fund të takimit që u mbyll me serinë e 11-metërshave, poshtë fanellës së tij kishte bluzën e mikut të tij, Hrvoje Kustiç, të ndarë nga jeta tragjikisht në vitin 2008, si pasojë e përplasjes me një mur betoni anës fushës së blertë, teksa ishte duke luajtur. Portieri Subasiç, edhe sot e kësaj dite, e vazhdon karrierën e tij, edhe në nderim të mikut të tij, që kurrë nuk pati shansin të bëhej një lojtar i madh, pasi vdekja i mori jetën në një kohë të hershme.

FIFA, në një deklaratë të saj e ka paralajmëruar Subasiç të mos e përsërisë më këtë veprim. “Një paralajmërim është lëshuar për një thyerje të tillë të rregullave për lojtarin Danijel Subasiç, për shfaqjen e mesazheve personale në festimin në fund të ndeshjes” – thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Ndërkohë, FIFA ka gjetur edhe një shkak tjetër për të gjobitur federatën kroate, e cila detyrohet të paguajë rreth 60 mijë dollarë, për shfaqjen e pijeve jo të autorizuara gjatë ndeshjes së fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat