Shembet Rusia! Kroacia në festë të madhe

Botërori 2018

Shembet Rusia! Kroacia në festë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2018 Në ora: 20:18
Kroacia feston

(E plotësuar) - Kroacia shtang Rusinë! Kroatët shënuan fitore pas penalltive, me rezultat 4:3 kundër Rusisë, në ndeshjen e çerekfinales së Kampionatit Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Kroacia kualifikohet në gjysmëfinale ku do të takohet me Anglinë, kurse në sfidën tjetër ballafaqohen Franca me Belgjikën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa pas vazhdimeve 2:2 dhe penalltitë përcaktuan fitues Kroacinë. Rusia e tronditur nga humbja dhe eliminimi. Një humbje që e përjetuan rëndë dhe sikur të ishte një tërmet 
Në minutën e 32-të, Kroacia pësoi gol të papritur. Denis Denis Cheryshev nga rreth 22-23 me një goditje të fortë la të shtangur portierin Subashiç, 1:0.

Kroatët ky gol i këndelli dhe në minutën e 39-të,  Mario Mandzukic futet në 16-sh, i cili nga pozita fundore harkoi për mrekulli, kurse Andrej Kramariç reagoi edhe më bukur me kokë, nga afërsia barazoi rezultatin 1:1. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, Kramariç në mënyrë akrobatike goditi bukur por nuk e befasoi portierin rus. Në minutën e 60-të, Ivan Perishiç nga afërsia, në pozitë ideale, goditi furishëm, por shtylla ka qenë aleat i rusëve, që mbrojtja e të cilëve ishte edhe e hutuar.

Image

Kramariç 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u tregua lojë shumë e mirë.  Në minutën e 101-të, Kroacia kaloi në epërsi duke iu falënderuar golit te Domagoj Vida, goditja e të cilit me kokë u përcoll me shikim nga portieri Akinfeev, 1:2.  Kur pritej se Kroacia do ta triumfoi pas vazhdimeve,  bie goli i barazimit (2:2) pikërisht në minutën e 115-të, kur Mario Fernandes shënoi me kokë pas harkimit të Alan Dzagoev. Kroacia ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:3. 
Nga penalltitë shënuan për Rusinë: Dzagoev, Ignashevich, Kuzyayev; dështuan: Smolov, Fernandes. Nga penalltitë shënuan për Kroacinë: Brozoviç, Modriç, Vida, Rakitiç; dështoi: Kovaçiç.

Kroacia në festë të madhe, shembi Rusinë. Me 10 korrik, Franca luan me Belgjikën (20.00) dhe me 11 korrik Kroacia-Anglia (20.00). Dy gjysmëfinale që priten me kureshtje të madhe. Kroacia pas 20 viteve në gjysmëfinale, kur në vitin 1998 me Ardian Koznikun kishin fituar medaljen e bronztë. 

Rusia-Kroacia  3:4 me penallti
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 44287.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31'), Fernandes (115') - Kramariç (39'), (Vida 101').
Nga penalltitë shënuan për Rusinë: Dzagoev, Ignashevich, Kuzyayev; dështuan: Smolov, Fernandes. Nga penalltitë shënuan për Kroacinë: Brozoviç, Modriç, Vida, Rakitiç; dështoi: Kovaçiç.
Kartonat e verdhë: Gazinskiy - Lovren, Striniç, Vida, Pivariç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin (Dzagoev 102'), Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba (Gazinskiy 79').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko (Corluka 97'), Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 74'), Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç (Kovaçiç 88'), Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

Image

Ndeshja me penallti.

120' Me gjasë takimi do të përcaktohet nga penalltitë.

115'  Barazohet rezultati 2:2.  Mario Fernandes shënoi me kokë pas harkimit të Alan Dzagoev, 2:2.

Rusia-Kroacia    2:2 pas vazhdimeve 
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 44287.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31'), Fernandes (115') - Kramariç (39'), (Vida 101').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç, Vida, Pivariç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin (Dzagoev 102'), Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba (Gazinskiy 79').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko (Corluka 97'), Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 74'), Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç (Kovaçiç 88'), Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

110' Kroacia në epërsi, kurrë më afër kualifikimit.

108' Kroacia shumë afër gjysmëfinales së madhe, kurse Rusia në drithërima.

105' Kroacia shumë afër gjysmëfinale, e cila dorën në zemër e meriton sepse pati shumë më shumë nga loja.

Rusia-Kroacia    1:2 pas vazhdimeve 
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 44287.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39'), (Vida 101').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç, Vida.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba (Gazinskiy 79').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko (Corluka 97'), Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 74'), Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç (Kovaçiç 88'), Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

101' Kroacia në epërsi, duke iu falënderuar golit te Domagoj Vida, goditja e të cilit u përcoll me shikim nga portieri Akinfeev.

 99' Ndeshja në vazhdime, por mungojnë rastet.

95' Lojë e baraspeshuar, kombëtaret taktizojnë.

93' Rezultati 1:1, ekipet janë në presion dhe luajnë me shumë kujdesë.

Nisin vazhdimet.

Përfundoi pjesa e rregullt e takimit, ndeshja në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 44287.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba (Gazinskiy 79').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 74'), Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç (Kovaçiç 88'), Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

90' Me gjasë ndeshja po shkon në vazhdime.

87' Kroacia me këmbëngulje kërkon golin e fitores.

84' Kroacia ani se po luan më mirë por e pasuksesshme në fazën e sulmit.

80' Nuk ka ndryshim te rezultati, 1:1.

Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 44287.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba (Gazinskiy 79').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 74'), Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

77' Kroatët rrezikuan  portën e rusëve, por as Modriç as Vrsaljko nuk u treguan të shkathët.

76' Kroatët administrojnë lojën në mesfushë dhe tentojnë që të jenë më të rrezikshëm në sulm.

73' Ende rezultati baras (1:1).

70' Kroacia ma orientuar të gjitha forcat në drejtim të portës së Rusisë dhe kërkojnë me ngulmë fitoren, që të kualifikohen në gjysmëfinale, ku për rival i pret Anglia.

68' Po afrohet fundi i ndeshjes, 22 minuta lojë, a do të kemi vazhdime?

Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov (Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev (Smolov 67') dhe Dzyuba.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

66' Nuk ka ndryshim rezultati, gjithçka e hapur.

63' Kroacia gjithnjë e më e rrezikshme, kërkon golin e epërsisë.
Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev dhe Dzyuba.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç (Brozoviç 63') dhe Mandzukic.

60' Ivan Perishiç nga afërsia, në pozitë ideale, goditi furishëm, por shtylla ka qenë aleat i rusëve, që mbrojtja e të cilëve ishte e hutuar. 

58' Repiç i pasuksesshëm nga distanca. 

55' Kroacia menaxhon lojën, duket më e rrezikshme përballë Rusisë.

Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren, Striniç.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov Erokhin 54'), Golovin, Cheryshev dhe Dzyuba.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç dhe Mandzukic.

52' Kramariç në mënyrë akrobatike goditi bukur por nuk e befasoi portierin rus.

51' Kroacia orvatet me kundërsulme që të shënojë, por në anën tjetër ka mbrojtje të fortë. 

50' Pjesa e dytë, cila do të jetë më e fryshme, a do të rrëzoi Kroacia Rusinë, gjithçlka do të shihet në fund të takimit.

47' Rezultati baras (1:1), presioni te dyja kombëtaret.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.
45' Pak raste e dy gola në periudhën e parë të lojës dhe një iniciativë e kroatëve. 

43' Ndeshja është baras 1:1, lojë mjaft e mirë deri me tash.

39' Mario Mandzukic futet në 16-sh nga pozita fundore harkoi për mrekulli, kurse Andrej Kramariç reagoi edhe më bukur me kokë dhe nga afërsia barazioi rezultatin 1:1.

38' Rusia në epërsi, kurse Kroacia dominon por sulmuesit e saj nuk janë të shkathët.

Rusia-Kroacia    1:1
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Shënues: Cheryshev (31')-Kramariç (39').
Kartonat e verdhë: Lovren.
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov, Golovin, Cheryshev dhe Dzyuba.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç dhe Mandzukic.

36' Kroacia sulmon me të gjtiha forcat për të barazuar rezultatin.

31' Kroacia pësoi gol të papritur. Denis Denis Cheryshev nga rreth 22-23 me një goditje të fortë la të shtangur portierin Subashiç. 

28' Pafat Kroacia, goditja e Perishiçit shkoi jashtë portës. 

25' Kroacia ka posedimin e topit, por dot nuk po vije deri të shënimi i golit.

22' Pa ndryshim rezultati, te dyja skuadrat luftojnë me mish e më shpirt.

20' Fituesi i sfidës Rusi-Kroaci do të takohet me Anglinë.
Rusia-Kroacia    1:0
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Gjyqtar: S. Ricci S. (Brazili).
Rusia: Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Zobnin, Kuzyayev, Samedov, Golovin, Cheryshev dhe Dzyuba.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Modriç, Rebiç, Kramariç, Perishiç dhe Mandzukic.

16' Rakitiç nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra gjuajti mbi portë.

14' Pa gola, Rusia mundohet të shfaqet e rrezikshme. 

10' Kroacia është më e rrezikshme, synon për të shënuar sa më parë.

7' Pa gola.

Ka nisur ndeshja mes Rusisë dhe Kroacisë.

***

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes Rusi – Kroaci.

Me fillim nga ora 20:00, Rusia dhe Kroacia do të takohen mes vete, në sfidën çerekfinale të Kupës së Botës.

Fituesi i këtij takimi në gjysmëfinale do të takohet me Anglinë.

Formacionet zyrtare:

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat