Bierhoff: Edhe unë dhe Low ishim problemi në Botëror

Botërori 2018

Bierhoff: Edhe unë dhe Low ishim problemi në Botëror

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:50
Joachim Low

Menaxheri gjeneral i Kombëtares gjermane mendon që ai dhe trajneri duhet ta bartin përgjithësinë për eliminimin e hershëm të Gjermanisë nga Rusia 2018

Oliver Bierhoff e ka përshkruar menaxhmentin e Kombëtares si “pjesë e problemeve të saj” derisa ka pranuar se edhe ai ka përgjegjësi bashkë me Joachim Low për eliminimin në grupe të Gjermanisë.

Për më shumë, Gjermania eliminohet në fazën e parë të një Botërori për herë të parë pas 80 viteve, kurse Low ka ritheksuar se ai mbetet i përkushtuar për të qenë në krye të Gjermanisë dhe menaxheri gjeneral e ka përkrahur 58 vjeçarin që në të ardhmen do ti rregullon problemet e Kombëtares.

Për ta bërë këtë, Bierhoff thotë se dyshja duhet që ti analizojë garën e dobët të Kombëtares në Rusi duke filluar nga vetvetja.

“Ne jemi po ashtu pjesë e problemit, ne duhet të fillojmë nga vetja”, ka thënë Bierhoff për Ëelt.de.

“Ne kemi përgjegjësi, duhet ta pranojmë kritikën, ne besojmë në atë çfarë ne mund të bëjmë”.

Bierhoff ka treguar se ka pasur shumë diskutime mes tij dhe Low se si ta shpinë përpara këtë skuadër, e që qysh në fillim ishin përballur me kritika të shumta nga mediat.

Ish sulmuesi i AC Milan, i cili ka shënuar 37 gola në 70 paraqitje për vendin e tij, ishte caktuar si menaxher i skuadrës më 2004, kur Jurgen Klinsmann ishte bërë trajner dhe ka qenë pjesë e stafit të Gjermanisë edhe atëherë kur Gjermania fitojë Botërorin më 2014.

“Ishte e rëndësishme që të diskutojmë personalisht se kah po shkojmë”, tha Bierhoff.

“Ne të dy kemi energji për t’i ndryshuar gjërat”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat