Southgate i lumtur për suksesin në Kupën e Botës me Anglinë

Botërori 2018

Southgate i lumtur për suksesin në Kupën e Botës me Anglinë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:58
Gareth Southgate

Gareth Southgate e ka cilësuar privilegj të madh të qenit trajneri i Anglisë.

Pas 28 viteve, Kombëtarja e Anglisë ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Anglia këtë arriti pas fitores 2:0 ndaj Suedisë.

“Është privilegj i jashtëzakonshëm të jesh trajner i Anglisë”, ka deklaruar Southgate.

“Para ndeshjes, ne donim të qëndronim këtu edhe një javë. Jam shumë krenar me atë që kanë bërë lojtarët dhe stafi”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat