Në gjysmëfinale pas 3 dekadash, Gary Neville deklaratë të jashtëzakonshme për Anglinë

Botërori 2018

Në gjysmëfinale pas 3 dekadash, Gary Neville deklaratë të jashtëzakonshme për Anglinë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 06:45
Gary Neville

Ish ylli i Anglisë, Gary Neville nuk mund ta shpreh kënaqësinë që kombi i tij pati një ecuri të jashtëzakonshme në këtë Botëror duke prekur gjysmëfinalen në Rusi.

“Absolutisht e jashtëzakonshme, një punë e mrekullueshme. Duhet të them, se në 25 vitet e fundit e kam parë Anglinë, kur Anglia fitonte në ktheheshim në mbrojtje dhe mbroheshin, kur ne humbitnim zhgënjeheshim”, tha ai për ITV.

“Kjo skuadër, duhet të them, në çdo paraqitje në këtë garë, madje edhe kur ishte 1-1 kundër Tunizisë kishte kontroll dhe kompozicion të lojës. Kolumbia, të jemi ferr, ishte perfekt deri në minutën e 90’të kur ata morën gol. Humbën pak për 15 minuta por mandej përsëri e kthyen kontrollin dhe kanë mundur të shënojnë deri në fund”.

“S’kam fjalë për të treguar, por është një lojë shumë e matur, e qetë e Anglisë që nuk e kam parë për kohë të gjatë. Nuk kam parë asnjëherë një nivel të tillë të Kombëtares sonë”, ka thënë ai.

Anglia kishte 28 vite që nuk kualifikohej në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat