S'ka bukë për Hierron te Spanja

Botërori 2018

S'ka bukë për Hierron te Spanja

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:21
S

Fernando Hierro nuk do të jetë më trajner apo drejtor sportiv i kombëtares së Spanjës në futboll. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), përmes një komunikate zyrtare, ka bërë me dije se palët kanë gjetur konsensusin për të ndërprerë bashkëpunimin disavjeçar, pas eliminimit të Spanjës nga Kupa e Botës “Rusi 2018”. Hierro, që deri një muaj më parë mbante deyrën e drejtorit sportiv krejt papritur u emërua trajner i kombëtares iberike, 48 orë para fillimit të Botërorit,  pas shkarkimit të Julen Lopetegui (firmosi me Real Madrid kur ishte ende trajner i kombëtares).

“Pas një rrugëtimi të gjatë së bashku, Federata ka vendosur që të ndërpresë marrëdhënien me z.Fernando Hierro, pas përfundimit të Kupës së Botës, ku ai ishte trajner. Hierro refuzoi që të rikthehet ne detyrën e mëparshme të drejtorit sportiv, për të kërkuar horizonte të reja dhe për të vazhduar karrierën e tij profesionale”, thuhet në deklaratën e RFEF. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku real i këtij divorci, por mediat spanjolle bëjnë me dije se Fernando Hierro ka kërkuar që të qëndrojë në detyrën e trajnerit, por Federata nuk ka pranuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat