Zbulohet lëvizja e Putinit pas ndeshjes me Kroacinë

Botërori 2018

Zbulohet lëvizja e Putinit pas ndeshjes me Kroacinë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:28
Zbulohet lëvizja e Putinit pas ndeshjes me Kroacinë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar futbollistët rusë dhe menaxherin e tyre Stanislav Cherchesov në Kremlin për të diskutuar performancën e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës, ku ekipi arriti çerekfinalen, por jo gjysmëfinalen.

“Putini e telefonoi Cherchesov të shtunën për t’i uruar atij dhe ekipit fat përpara ndeshjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, raportoi TASS.

“Ata patën një bisedë telefonike përsëri pas ndeshjes, ku Putin e ka lavdëruar ekipin për performancën e tyre të bukur në ndeshjen historike kundër Kroacisë. Presidenti e ka ftuar menaxherin e ekipit dhe lojtarët të marrin pjesë në një takim të dedikuar rezultateve në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat