Brazili merr vendimin në lidhje me Tite

Botërori 2018

Brazili merr vendimin në lidhje me Tite

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:35
Trajneri Tite

Drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) duan të vazhdojnë edhe për katër vite me trajnerin aktual të kombëtares, Tite.

Brazili nuk arriti të shkoj më shumë se deri në çerekfinale në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku u eliminua nga Belgjika.

Ky eliminim ka bërë që të hidhen shumë dyshime rreth të ardhshmes së trajnerin dhe disa nga futbollistët senatorë.

Por, pavarësisht eliminimit të Brazilit në Kupën e Botës, federata e futbollit (CBF) është e gatshme të mbajë Titen si trajner të ekipit deri në fund të Kupës së Botës 2022 në Katar.

CBF po e mban besimin në projektin e 57-vjeçarit që nisi disa vite më parë dhe e udhëhoqi  ekipin në një kualifikim të ri në Rusi.

Tite do të ketë disa ditë për të menduar për vendimin e tij, por ai ndan të njëjtën dëshirë për të udhëhequr ekipin edhe më tutje, duke filluar nga Copa America.

Ekipi u eliminua nga turneu, por drejtuesit ndjejnë se nuk ka arsye për një ndryshim rrënjësor, të tillë si ato që pasuan eliminimet e Kupës së Botës 2010 dhe 2014.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat