Daliç: Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve

Botërori 2018

Daliç: Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:39
Daliç: Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve

Në opinionin publik kroat kishin dyshime para nisjes së këtij Botërori, nëse Zlatko Daliç do të ishte i duhuri për të menaxhuar një grup yjesh dhe lojtarë me karakter shpërthyes. “Ne gjithmonë e kemi ditur rrugën e vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund. Luftë, dhimbje dhe përpjekje, e ky është shpërblimi. Kroacia është në gjysmëfinale. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne e dimë sesi luajnë rusët dhe për më tepër ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve”, tha trajneri kroat, që më parë ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës në futbollin shqiptar.

“Do të ndieja keqardhje të largohesha nga Rusia pa e parë Moskën”, ka thënë trajneri kroat.  Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës, e do të përballet me Anglinë më 11 korrik në stadiumin “Luzhniki”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat