Mandzukic i qeras me 4.000 euro pije të gjithë bashkëvendësit e tij që shikuan ndeshjen ndaj Rusisë

Botërori 2018

Mandzukic i qeras me 4.000 euro pije të gjithë bashkëvendësit e tij që shikuan ndeshjen ndaj Rusisë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:44
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic shpenzoi 4.000 euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti në Kupën Botërore ‘Rusia 2018’.

Mandzukic ka bërë një gjest të madh për bashkëvendësit e tij në vendlindje.

Sulmuesi i Juventusit qerasi gjithë bashkëvendësit e tij në një bar në Kroaci gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale ndaj Rusisë.

Ai shpenzoi plot 4 mijë euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti.

Lajmi u konfirmua nga Radio Slavonija, duke vënë në dukje se mbështetësit u mblodhën në Kështjellën e Brodit në Slavonski Brod të Kroacisë dhe të gjitha pijet ishin nga sulmuesi kroat.

Nuk është hera e parë që sulmuesi 32-vjeçar ka treguar bujarinë për atdheun e tij, pasi vitin e kaluar ai ka dhuruar rreth 20,000 euro për zjarrfikësit në Dalmaci.

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës Botërore, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Francës.

Në rast kualifikimi në finale, ky do të ishte suksesi më i madh i Kroacisë në histori të Kampionateve Botërore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat