Vida: “Lavdi Ukrainës” – nuk ishte mesazh politik, por falënderim për tifozët ukrainas

Botërori 2018

Vida: “Lavdi Ukrainës” – nuk ishte mesazh politik, por falënderim për tifozët ukrainas

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 00:28
Domagoj Vida pas triumfit ndaj Rusisë (Foto: Getty Images)

Domagoj Vida ka thënë se komentet e tij në rrjetet sociale pro-Ukrainës, nuk kanë qenë mesazhe politike.

Mbrojtësi i Kroacisë i ka shpëtuar dënimit nga FIFA, pasi në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale bërtiste “Slava Ukrayini” (“Lavdi Ukrainës”).

Pas triumfit ndaj Rusisë, ai së bashku me ish-futbollistin kroat, Ognjen Vukojevic, u paraqitën një xhirim që është konsideruar si provokim ndaj nikoqirëve të Kampionatit Botëror.

Megjithatë, FIFA vetëm e ka paralajmëruar futbollistin kroat për sjelljen e tij dhe ai nuk do të mungojë në gjysmëfinale kundër Anglisë.

Lojtari i Besiktasit ka sqaruar se fjalët e tij kanë qenë një mesazh falënderimi për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga tifozët e ish-klubit të tij, Dynamo Kiev dhe nuk kanë pasur të bëjnë me politikën.

“Më vjen keq që disa përfaqësues të mediave e kanë interpretuar komunikimin tonë në atë mënyrë. Nuk ishte një mesazh politik, por një falënderim i thjeshtë për të gjithë mbështetësit nga Ukraina, ku Vukojevic dhe unë kemi kaluar shumë vite”.

“Nuk kishim për qëllim që ta ofendonim askënd”, thuhet në deklaratën e Vidas të lëshuar nga Federata Kroate e Futbollit.

Federata e Kroacisë është paralajmëruar që lojtarët aktualë dhe ish-futbollistët në të ardhmen të shmangin çfarëdolloj mesazhi që mund të interpretohet si politik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat