Harry Kane: Anglia është krenare për ne, por nuk mjaftohemi me kaq

Botërori 2018

Harry Kane: Anglia është krenare për ne, por nuk mjaftohemi me kaq

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:29
Harry Kane

Harry Kane është i kënaqur që ka rezervuar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të përplaset me Kroacinë, por kapiteni i Anglisë nuk do të jetë plotësisht i kënaqur, nëse nuk e fiton treofeun e madh më 15 korrik.

Anglia mundi Suedinë 2-0 në Samara, në sajë të golave të Harry Maguire dhe Dele Alli, teksa “Tre Luanët” arritën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës prej 28 vitesh. Ata luajtën për herë të fundit në një gjysmëfinale të Botërorit në “Italia 1990”. Kane është i kënaqur që skuadra e tij mund të frymëzojë brezin e ardhshëm, por nuk mjaftohet vetëm me bërjen e kombit krenar.

“Po, është e pabesueshme, pasi lojtarët, si profesionistë, e njohim punën tonë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Është mirë t’i frymëzojmë njerëzit, – tha Kane. – Unë isha një nga ata fëmijë, që u rritën duke dashur të luanin për Anglinë, në mënyrë që të jem këtu dhe të bëhem pjesë e saj, për ta udhëhequr këtë ekip. Kjo më bën kaq krenar.

Jam krenar që ish-lojtarët janë krenarë me ne dhe jam i sigurt se po i ringjallim kujtimet për ta. Ne thamë se duam të shkruajmë historinë tonë. Shpresojmë se mund të shkojmë përpara dhe të arrijmë në finale”.

24-vjeçari mbetet golashënuesi kryesor i Kupës së Botës, me gjashtë gola, pavarësisht se nuk është në gjendje të shënonte për herë të parë në turneun e Rusisë kundër Suedisë, të shtunën në mbrëmje.

Golat e sulmuesit të Tottenhamit e kanë çuar atë në 52 të tillë për një sezon, për klubin dhe kombëtaren. Kane thotë se, megjithëse ai nuk kishte lindur ende për ta përjetuar Kupën e Botës 1990, skuadra e Anglisë mbetet e vetëdijshme për kontekstin e asaj që ka arritur.

“Po, natyrisht shumë prej nesh nuk kishin lindur ende, kur Kupa e Botës 1990 luhej, –shtoi Kane. – Ne ndihemi të lumtur që po i bëjmë fansat krenarë. Kjo është ajo që ne dëshironim të bënim, kur u nisëm për në Rusi. Ne donim të luanim futboll të mirë, të punonim shumë, të luanim me pasion. Tashmë ndjehemi sikur e kemi bërë këtë, kështu që ne po e shijojmë gjithçka”. përfundoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat