Botërori “Rusi 2018”, ku po dominon “Premier League” - Bota Sot
Botërori “Rusi 2018”, ku po dominon “Premier League”

Botërori 2018

E shtunë, 17 nëntor 2018

Botërori “Rusi 2018”, ku po dominon “Premier League”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:41
Lukaku dhe Keane

Botërori i Rusisë, i cili po përkufizohet si turneu më spektakolar në dekadën e fundit dhe ai i surprizave, duket se ka marrë format e kampionatit anglez, Premier League.

Stili i futbollit britanik ka vënë diktatin e tij në të gjitha aspektet. Në radhë të parë, ajo që është vënë re është shënimi i golave nga goditjet standarde, një aspekt i lojës tipike të skuadrave angleze.

Nga 157 golat e shënuara deri tani, 68 – ose 43.3% e tyre – janë shënuar nga goditjet standarde. Nga këto 68 gola, 25 janë shënuar nga goditjet e këndit; 20 nga goditjet e drejtpërdrejta dhe indirekte të dënimit; 21 me penallti; si dhe dy gola janë shënuar nga aksionet të nisura nga vija anësore e fushës.

Por, e dhëna që e tregon më mirë dominimin e Premier League është numri i futbollistëve të këtij kampionati, që kanë mbijetuar në këtë edicion të Kupës së Botës.

Në total janë 40 futbollistë të kampionatit anglez që janë në gjysmëfinale; 23 të skuadrës së “Tre luanëve” dhe 17 nga përfaqësueset e tjera.

Edhe beteja për fituesin e golashënuesit më të mirë duket se po zhvillohet brenda Premier League, pasi Kane dhe Lukaku, respektivisht me 6 dhe 4 gola, kryesojnë listën e golashënuesve të “Rusi 2018”. Për më tepër, 44 nga golat e shënuara gjithsej në këtë turne kanë si autorë futbollistët që luajnë në Premier League.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test