Lovren: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Anglisë - Bota Sot
Lovren: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Anglisë

Botërori 2018

E mërkurë, 19 shtator 2018

Lovren: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Anglisë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:24
Lovren: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Anglisë

Kroacia para 20 viteve kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – ‘France 98’, ndërsa tani synon të artën në “Rusia 2018”. Kohën kur e kishin fituar medaljen e bronztë në vitin 1998, pjesë e kroatëve ka qenë edhe ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku. Nesër në orën 20.00, në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë, kroatët do të sfidohen nga Anglia, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kampionatit Botëror. Kroacia synon finalen historike, kurse Anglia ta fitojë titullin e botës, e cila për herë të fundit e ka fituar në vitin 1966.

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, është i etur për të provuar sa vlen kur të luajë kundër Anglisë dhe sulmuesit Harry Kane. “Ai është një nga sulmuesit më të mirë në Premier Leagu. Kane meriton çdo lavdërim. Në sezonet e fundit ka shënuar gjithmonë më shumë se 25 gola dhe është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por, më pëlqen t’i sfidoj këta sulmues dhe t’iu tregoj të gjithëve se jam një nga mbrojtësit më të mirë”, ka thënë Lovren. 

Kroatët kanë qenë dominues në grupin D, kur kishin mundur me 2:0 Nigerinë, pastaj me 3:0 Argjentinën dhe me 2:1 Islandën, ndërsa në të tetën e finales me penallti e mundën me rezultat 3:2 Danimarkën, pasi takimi kishte përfunduar 1:1 në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve. Kroatët sërish me penallti siguruan gjysmëfinalen, pasi që me Rusinë barazuan 1:1 dhe edhe pas vazhdimeve mbeten baras (2:2). Kroatët me penallti ishin më të mirë dhe mundën me 4:3 Rusinë. “Anglia është një nga favoritët për ta fituar Kupën e Botës dhe duhet ta respektojmë atë. Por, ne gëzojmë të luajmë kundër skuadrave të mëdha, siç kemi treguar kundër Argjentinës. Nuk kemi asgjë për të humbur”, ka thënë Lovren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test