Franca në finalen e madhe, Belgjikës i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë - Bota Sot
Franca në finalen e madhe, Belgjikës i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë

Botërori 2018

E hënë, 16 korrik 2018

Franca në finalen e madhe, Belgjikës i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:05
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) -  Franca është në finalen e madhe, ndërsa Belgjikës i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror - "Rusia 2018".  Franca shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Belgjikës, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin St. Petersburg. Franca i falet futbollistit Samuel Umtiti që realizoi në minutën e 51-të.  Francezët treguan lojë mjaft të mirë, kurse Belgjika me gjithë angazhimin e madh nuk ia doli në këtë sfidë. 
Në minutën e 22-të, Toby Alderweireld nga rreth 14 metra goditi me të majtën e tij por portieri Lloris  intervenoi shkëlqyeshëm dhe shpëtoi portën e tij.  Oliver Giroud në minutën e 31-të sikur të ishte më i shkathët lehtë ka mundur të shënoi në portën e  Belgjikës.

Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39') futbollisti Benjamin Pavard më vështirë e kishte të dështon se sa të shënon, por ai nga afërsia u tregua i ngathët, duke befasuar të gjithë të pranishmit.  Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 47-të, Lukaku kërcënon portën e Francës, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Në minutën e 51-të, mbrojtësi Samuel Umtiti kërceu më së larti dhe nga afërsia me kokë goditi fuqishëm duke e mposhtur portierin Courtois, 1:0.

Pas pesë minutave (56') Mbappe dhe Giroud nuk u treguan të saktë, lëshuan një mundësi të mirë që ta dyfishojnë epërsinë. Belgjika luftoi me mish e më shpirt edhe në minutën e 65-të pati rast, por Fellaini i pafat, goditja e tij me kokë nga rreth 12 metra shkoi përskaj pingules së portierit Lloris. Në minutën e 81-të, Witsel dërgoi goditje të fuqishme por Lloris tregoi cilësitë e tija.  Franca triumfoi me rezultat 1:0 dhe me plotë meritë është në finalen e madhe, e cila pret fituesin e takimit mes Kroacisë dhe Anglisë, që luhet të mërkurën mbrëma (20.00).

Franca-Belgjika    1:0
Stadiumi St. Petersburg.
Shikues: 64.000.
Gjyqtar: A. Cunha (Uruguai).
Shënues: Umtiti (51').
Kartonat e verdhë: Kante, Mbappe - Hazard, Alderweireld, Vertonghen.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi (Tolisso 86') dhe Giroud (N' Zonzi 85').
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Chadli (Batshuayi 90+1'), Dembele (Mertens 60'), Witsel, Fellaini (Carrasco 80'),  Bruyne, Lukaku dhe Hazard.

89' Franca është në presion të lojës së Belgjikës.

 85' Po afrohet fundi i ndeshjes, Franca me një këmbë në finale.

81' Witsel dërgoi goditje të fuqishme por Lloris tregoi cilësitë e tija. 

78' Franca kontrollon lojën me sukses dhe herë-herë është e rrezikshme. 

74' Franca është afër finales së madhe, kurse Belgjika shpreson në barazim, që të hapin llogaritë. 

70' Lojë e luftuar, Belgjika bënë përpjekje për të barazuar rezultatin. 

Franca-Belgjika    1:0
Stadiumi St. Petersburg.
Shikues: 64.000.
Gjyqtar: A. Cunha (Uruguai).
Shënues: Umtiti (51').
Kartonat e verdhë: Hazard, Alderweireld.
 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Chadli, Dembele (Mertens 60'), ëitsel, Fellaini,  Bruyne, Lukaku dhe Hazard.

67' Mbappe shumë i rrezikshëm së bashku me Griezmannin.

65' Fellaini i pafat, goditja e tij me kokë nga rreth 12 metra shkoi përskaj pingules së portierit Lloris.

64' Belgjika mundohet ta zotërojë lojën, të sulmojë, në kërkim të golit të barazimit. Hazard ndëshkohet me karton të verdhë. 

62' Belgjika po has në një mbrojtje të fortë të francezëve.

59' Lojë e mirë e Francës, e cila kërkon edhe golin tjetër.

56'  Mbappe dhe Giroud nuk u treguan të saktë, lëshuan një mundësi të mirë që ta dyfishojnë epërsinë. 

55' Franca në epërsi, ndërsa Belgjika është në presion dhe kërkon me këmbëngulje barazimin.

51' Mbrojtësi Samuel Umtiti kërceu më së larti dhe nga afërsia me kokë goditi fuqishëm duke e mposhtur portierin Courtois, 1:0.

50' Belgjika duket mjaft e rrezikshme në pjesën e dytë, ndërsa Franca jo aq e frytshme në minutat e parë.

47' Lukaku kërcënon portën e Francës, por mbi portë. 

46' Asnjë zëvendësim, asnjë karton i verdhë dhe lojë e mirë.

Fillon pjesa e dytë: 

Franca-Belgjika    0:0
Stadiumi St. Petersburg.
Shikues: 64.000.
Gjyqtar: A. Cunha (Uruguai).
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Chadli, Dembele, Witsel, Fellaini,  Bruyne, Lukaku dhe Hazard.

Franca dhe Belgjika janë duke luftuar për një vend në finale e madhe të këtij Kampionati Botëror.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0 me 0.

Belgët ishin më kërkues në këtë pjesë duke rrezikuar disa herë por që nuk arritën të shënonin.

Ndërsa mbesin edhe 45 minuta tjerë që të dihet finalisti i parë dhe nese nuk do te ketë  fitues në minutat e rregullt pritet të shkohet në dy herë nga 15 minuta.

Image

Kanë kaluar 39 minuta lojë, por ende rezultati 0-0. Franca ka lëshuar disa raste të mira shënimi.

Minuta e 28, Beligjika kërcënoi shumë herë Francën, por Hugo Lloris i shkelqyshëm deri me tani.

Lojë e shpejt me shumë raste shënimi, por deri më tani nuk ka gola.

Minuta e 12-të e ndeshjes, lojë e mirë nga të dy ekipet, por rezultati ende mbetet 0-0.

Nis ndeshja...

Image

“Ethet” e finales fillojnë me Francë-Belgjikë

Kampionati Botëror rikthehet sërish sot me sfidën e parë gjysmëfinale, që do të shohë përballë njëra-tjetrës, Francën dhe Belgjikën, në tentativën për një vend në finalen e madhe.

Dy vendet fqinje gjeografikisht, janë nga skuadrat më në formë të këtij kompeticioni dhe kanë arritur deri në këtë fazë, duke eliminuar kundërshtarë me emër.

Kështu Belgjika u rendit e para në një grup me Anglinë, eliminoi me përmbysje Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe çoi në shtëpi 5 herë kampionët e botës, Brazilin, në fazën çerekfinale.

Skuadra e drejtuar nga Spanjolli Roberto Martinez ka në përbërje një grup futbollistësh nga më të mirët në qarkullim, ku cilësia dhe eksperienca ndërthuren në mënyrë mjaft të mirë. Skuadra luan si një kameleon në fushë, pasi me lojtarët në dispozicion, trajneri spanjoll ka mundësi të ndryshojë skemën vazhdimisht në fushë, duke befasuar kundërshtarët.

Nga ana tjetër, përballë do të jetë Franca, një nga ato skuadrat që janë pretendente të përhershme për të triumfuar në kompeticione të tilla. Edhe skuadra e Deschamps nuk e pati aspak të lehtë të mbërrijë deri këtu, por tregoi supremacinë e saj ndaj kundërshtarëve si Argjentina e Uruguai, duke i dërguar ato në shtëpi, për të vijuar vetë aventurën ruse.

Të frymëzuar nga Griezmann dhe Kylian Mbappe, “gjelat” kanë treguar një cilësi të jashtëzakonshme në repartin sulmues dhe jo vetëm, pasi edhe në mesin e fushës kanë shumë cilësi dhe eksperiencë.

Trajneri i Francës është optimist se ky është viti i duhur për të synuar majën e botës, ndërsa Belgjika do të jetë testi më i mirë për të treguar nëse është gati për këtë hap, apo jo. Sfida Francë-Belgjikë do të luhet në orën 20:00, ndërsa formacionet e mundshme pritet të jenë si më poshtë.

Franca: Lloris; Hernandez, Umtiti, Varane, Pavard; Pogba, Kante, Matuidi; Griezmann, Mbappe, Giroud.
Belgjika: Courtois; Kompany, Alderwiereld, Vermaelen, Carrasco; Fellaini, Witsel, Chadli, De Bruyne, Hazard,Lukaku.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test