Deschamps: Treguam karakter, duam ta fitojmë këtë Botëror - Bota Sot
Deschamps: Treguam karakter, duam ta fitojmë këtë Botëror

Botërori 2018

E hënë, 16 korrik 2018

Deschamps: Treguam karakter, duam ta fitojmë këtë Botëror

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:13
Didier Deschamps

Didier Deschamps është shprehur i lumtur pas ndeshjes me Belgjikën dhe tani kërkon triumfin në ‘Rusi 2018’

Franca është në finale të Kampionatit Botëror pasi mposhti Belgjikën në gjysmëfinale me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Umtiti.

Deschamps nuk e ka harruar akoma finalen e humbur nga Portugalia para dy viteve në ‘Euro 2016’ dhe tani kërkon që gabimin e bërë në Francë ta përmirësojë në Rusi duke e fituar Botërorin.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet. Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës,” ka thënë Deschmaps pas ndeshjes.

“Kishim punuar shumë në repartin defensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta “vrarë” ndeshjen. I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim. Kemi 49 ditë së bashkë, dhe kemi kaluar shumë së bashkë.

“Finalen e humbur 2 vite më parë në Europian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test