Martinez: Ta mbyllim me nder këtë turne

Botërori 2018

Martinez: Ta mbyllim me nder këtë turne

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:48
Martinez: Ta mbyllim me nder këtë turne

Përzgjedhësi i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, nuk e kishte të lehtë mbrëmjen e të martës, për faktin se nuk e realizuan ëndrrën që të jenë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Belgët pësuan humbje me rezultat minimal 1:0 nga Franca dhe tani tërë fokusin e kanë në luftë për medaljen e bronztë.

“Ishte një ndeshje e dueluar deri në fund, por një goditje këndi bëri diferencën. Nuk mund t’i kërkoj asgjë më shumë skuadrës time, pasi dhamë gjithçka dhe e provuam për ta barazuar ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit”, ka thënë Martinez. Përzgjedhësi është krenarë me futbollistët e tij, që dhanë maksimumin në çdo ndeshje. “Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë.

Por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund të shfryjmë aty inatin e këtij eliminimi. Duhet ta mbyllim me nder këtë turne, duke fituar sfidën e fundit dhe jo të largohemi me mërzitjen e një gjysmëfinaleje të humbur. Ky është një ekip me shumë kampionë, që e treguan se sa vlejnë në këtë turne, ndaj jam krenar për të gjithë”, ka thënë Martinez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat