Reagimi emocional i presidentes kroate: Bravo, jemi në finale

Botërori 2018

Reagimi emocional i presidentes kroate: Bravo, jemi në finale

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:55
Kolinda Grabar Kitarovic

Kroacia ka arritur ta mposhtë Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me rezultat 2 me 1.

Për këtë lajm të gëzueshëm për kroatët, ka reaguar menjëherë presidentja Kolinda Grabar Kitarovic.

Ajo ka uruar Kombëtaren kroate për këtë sukses.

Për dallim prej ndeshjeve të kaluara, Kitaroviq sonte nuk ishte në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO’s.

“Populli im, ia arritët. Bravo, të zjarrëve. Bravo krejt fansave. Kroacia është në finale”, shkruan shkurt ajo, teksa ka publikuar një fotografi të saj në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat