Finalja na shpëtoi nga duart, ja deklarata e trajnerit të Anglisë - Bota Sot
Finalja na shpëtoi nga duart, ja deklarata e trajnerit të Anglisë

Botërori 2018

Finalja na shpëtoi nga duart, ja deklarata e trajnerit të Anglisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 00:31
Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, e ka pranuar se Anglia ka lënë t’i ikte nga duart një mundësi e artë për t’u kthyer përsëri në finalen e Botërorit, sidomos pas një pjese të parë ku luajti më mirë se kroatët.

 “Për momentin të gjithë e ndjejmë dhimbjen e humbjes. A e prisnim të ishim në një pozitë të tillë. Nuk mendoj se realisht ndonjë prej nesh e mendonte këtë arritje. Por kur mbërrin në këtë pikë dhe po luan në mënyrën se si kemi luajtur ne në pjesën e parë, duhet të shfrytëzosh raste të tilla në jetë. Për momentin mund të them se dhoma jonë e zhveshjeve po kalon një moment të vështirë.

Ajo që do të them është se jam tmerrësisht krenar për një grup lojtarësh që janë zhvilluar shumë, Mendoj se reagimi i mbështetësve tanë ndaj tyre, në krahasim me dy vite më parë, e tregon gjithçka më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo është eksperiencë pozitive, vendi duhet të jetë krenar me ata me mënyrën se si luajtën dhe me kalimin e kohës do të ketë shumë gjëra pozitive që do të përfitohen”, deklaroi Sauthgejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test