Rakitiq luajti i sëmurë ndaj Anglisë - Bota Sot
Rakitiq luajti i sëmurë ndaj Anglisë

Botërori 2018

E enjte, 20 shtator 2018

Rakitiq luajti i sëmurë ndaj Anglisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:54
Ivan Rakitiq

Mesfushori kroat tregon që kishte probleme shëndetësore një natë para ndeshjes.

Dëshira e madhe për të arritur diçka me kombëtaren e tij, e shtyu Ivan Rakitiqin të luante i sëmurë ndaj Anglisë.

Mesfushori i Kroacisë, një natë para ndeshjes kishte temperaturë deri në 39 shkallë, por as kjo nuk e ndaloi që të luante për 120 minuta në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, që kroatët e fituan 2-1.

“Një natë para ndeshjes kisha temperaturë, gati 39 (gradë)”, deklaroi Rakitiq.

“Isha i shtrirë në krevat duke kërkuar ta gjeja forcën për të luajtur dhe kjo ia vlejti. Në finale do të luaja edhe me një këmbë nëse është e nevojshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test