Pogba nuk i frikësohet kroatëve

Botërori 2018

Pogba nuk i frikësohet kroatëve

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:37
Pogba nuk i frikësohet kroatëve

Franca e ka të qartë se çfarë fuqie ka Kroacia, me të cilët do të takohen në finalen e Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Finalja e madhe luhet të dielën në orën 17.00 dhe të gjithë e presin me padurim. Bastet e heqin si favoritë të madh të paktën në letër Francën, e cila për fitore ka koeficientin 2.00, kurse për barazim 3.30 dhe për triumfin e kroatëve 4.00.

Futbollisti tjetër francez, Paul Pogba, tha se nuk do të lejojnë që t’i ikë trofeu. “Nuk do të përballemi me këtë finale si me atë të ‘Euro 2016’. Unë e njoh shijen e humbjes dhe është shumë e hidhur. Ne kemi ardhur kaq larg, sa nuk mund ta lëmë të na shpëtojë trofeu tani.

Mbaj mend që atmosfera pas humbjes së ‘Euro 2016’ nuk ishte e mirë. Nuk dua ta rikujtoj këtë. Ne duam të kthehemi me një buzëqeshje dhe ta bëjmë Francën të gëzojë”, tha Pogba.  Më tutje Pogba flet edhe për favoritët “Nuk mendojmë nëse jemi favoritë. Kroatët ishin duke humbur kundër Anglisë, por nuk hoqën dorë, kanë luajtur 90 minuta më gjatë se ne, me tri kohë shtesë, por duan të tregojnë se nuk dorëzohen. Ne kujtojmë vetëm kritikat që kemi marrë në fillim të Botërorit, të cilat tashmë na motivojnë”.

Sipas Pogbas, Franca ka një yll po jo edhe kroatët: “Ata nuk kanë një yll në fanellën e tyre dhe duan shumë ta marrin atë. Unë kam një yll në fanellë, por nuk e kam fituar vetë Botërorin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat