Pitana gjyqtari kryesor i finales së Botërorit

Botërori 2018

Pitana gjyqtari kryesor i finales së Botërorit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:36
Nestor Pitana

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka caktuar gjyqtarin për finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Gjyqtari argjentinas, Nestor Pitana ka marrë besimin nga FIFA për ta drejtuar këtë finale të madhe.

Franca dhe Kroacia do të përballen të dielën nga ora 17:00 në finalen e madhe që do të zhvillohet në Moskë.

Argjentinasi ka gjykuar edhe më parë Francën në këtë botëror, ku në çerekfinale finalistët triumfuan 2-0 ndaj Uruguait.

Ndërkohë sa i përket Kroacisë, Pitana i ka gjykuar ata në ndeshjen ndaj Danimarkës, kur kroatët fituan pas ekzekutimit të penalltive.

43-vjeçari gjithsej ka drejtuar katër ndeshje deri më tani në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Edhe katër vite më parë Pitana mori pjesë në Botëror, ku drejtoi gjithsej katër takime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat