Belgjika e bronztë në këtë Botëror

Botërori 2018

Belgjika e bronztë në këtë Botëror

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:05
Belgjika – Anglia

(E plotësuar) - Belgjika ka fituar 2-0 ndaj Anglisë duke marrë vendin e tretë në Kupën e Botës.

Ishte një ndeshje e ekzekutuar shumë mirë nga Djajtë, të cilit gjatë shumicës së kohës kanë kontrolluar pa shumë probleme anglezët, që vetëm nëpërmjet goditjeve standarde janë treguar të rrezikshëm.

Ashtu si në dy ndeshjet paraardhëse, Belgjika e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjen golin që në minutën e 4’.

Dy lojtarët e krahëve Chadli dhe Meunier gjejnë njëri-tjetrin me të fundit që shtyn topin në rrjetë. Belgët nuk e ulin ritmin dhe kanë disa mundësi të tjera për të thelluar diferencën, ndërsa Anglia duket e përgjumur dhe ndryshimet e shumta nuk kanë ndikuar për mirë. Pas pushimit anglezët rrisin ritmin dhe fillojnë të krijojnë mundësi goli. Gjithsesi Djajtë mbeten të rrezikshëm në kundërsulm por janë tepër të pasaktë përpara portës.

Mundësia më e mirë e Tre Luanëve vjen nga Dier i cili vetëm për vetëm me portieri Courtois godet mirë, por Alderweireld shpëton portën e tij. në minutën e 82’ vjen goli i nokautit për Anglezët. Eden Hazard dyfishon rezultatin duke i dhuruar të tijve vendin e tretë në Kupën e Botës.

***

Belgjika dhe Anglia janë duke zhvilluar takimin e vlefshëm për vendin e tretë të kampionatit botëror, gjegjësisht “Medaljen e Bronztë” të Rusisë 2018.

Belgjika ka arritur të dyfishojë epërsinë.

Në pjesën e dytë ishte Anglia ajo që pati më shumë nga loja duke krijuar disa raste të mira shënimi por ishin belgët të cilët gjetën sërishin golin.

Golin e dytë për Belgët e shënoi Eden Hazard në minutën e 82. Ky ishte goli i 25 I tij për kombëtaren belge dhe i treti në këtë kampionat.

Sipas të gjitha gjasave Belgët do të stolisen me medaljen e bronztë në këtë botëror.

***

Belgjika dhe Anglia janë duke zhvilluar takimin e vlefshëm për vendin e tretë të kampionatit botëror, gjegjësisht “Medaljen e Bronztë” të Rusisë 2018.

Ka përfunduar pjea e parë e ndeshjes me rezultat 1 me 0 në të mirë të Belgve.

Belgët e nisën furishëm ndeshjen duke arritur të shënonin qysh në minutën e katërt me anë të Meunier I cili shënoi një golë nga një aksion mire i ndertuar.

Më pas anglezët u munduan të barazonin rezultat por tentimet e tyre ishin të kota pasi që gardiani Belg ishte në nivel të detyrës duke mos lejuar të mposhtët.

Mbeten edhe 45 minuta të dytë për tu zhvilluar, për të mësuar kombëtarën e cila do të renditet në vendin e tretë në këtë kampionat Russia 2018.

Image

***

Belgjika dhe Anglia janë duke zhvilluar takimin e vlefshëm për vendin e tretë të kampionatit botëror, gjegjësisht “Medaljen e Bronztë” të Rusisë 2018.

Belgët kanë arritur të kalojnë në epërsi.

Goli u shënua në minutën e katër të ndeshjes ngs Meunier, I cili shënoi pas një aksioni mirë të organizuar.

Formacionet zyrtare: Belgjika – Anglia

Anglia dhe Belgjika kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë në “Kampionatin botëror 2018”.

Anglia dhe Belgjika takohen sot me fillim nga ora 16:00 në ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë në “Kampionatin botëror 2018”.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Anglia: Pickford, Maguire, Stones, Jones, Trippier, Delph, Dier, Rose, Loftus-Cheek, Sterling, Kane.

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Tielemans, Witsel, Chadli, De Bruyne, Hazard, Lukaku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat