Mourinho kundër FIFA-s: Finalja e vogël një ndeshje pa kuptim

Botërori 2018

Mourinho kundër FIFA-s: Finalja e vogël një ndeshje pa kuptim

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:26
Mourinho

Belgjika arriti të "ngushëlloje" paksa veten, pas një fitore të pastër 2-0 ndaj Anglisë, çka i siguroi atyre një vend të tretë dhe medalje të bronztë në Kupën e Botës, Rusi 2018. Por megjithatë, trajneri i Manchester United, në rolin e analistit gjatë këtij turneu, tha për "RT" se ekipet që humbën gjysmëfinale e tyre përkatëse duhet të marrin pushimet, në vend që të luanin për vendin e tretë, i cili sipas tij "nuk ka kuptim". 

"Sipas mendimit tim kjo është një lojë që nuk ka kuptim,"-tha Mourinho.

"Unë mendoj se lojtarët, menaxherët, madje edhe tifozët pas humbjes së gjysmëfinales thjesht meritojnë të shkojnë në shtëpi dhe në rastin profesional të kenë pushim dhe të përgatiten për sezonin e ardhshëm. Askush nuk i pëlqen të luajë finalen e humbësve. Por kur ju duhet të, ju duhet të bëni atë në një mënyrë pozitive. Menaxherët duhet të jenë të parët që motivojnë lojtarët, ata duhet të jenë të parët që thonë se një medalje bronzi është më e mirë se asgjë,"- vazhdoi ai.

"A do ta harrojnë ata se kanë humbur ndoshta një shans në karrierë? Në asnjë mënyrë, ata nuk do ta harrojnë atë. Por unë pajtohem se është më mirë të përfundoj i treti se i katërti,"-shtoi luzitani.

Duke folur nga Manchesteri për "RT", menaxheri portugez tha se humbja në ndeshjen e medaljes së bronzit ka një efekt edhe më të madh negativ në ekip, i cili do të duhet të kthehet në shtëpi me dy humbje të njëpasnjëshme.

"Kur të arrini në gjysmëfinale, po prekni gati qiellin. Nëse humbisni  në gjysmëfinale dhe pastaj nëse humbni ndeshjen e tretë dhe të katërt ju ktheheni në shtëpi pas dy humbjeve. Pra, në vend që të shkoj në shtëpi me një ndjenjë  'Ok unë nuk e preka qiellin, por isha pothuajse aty', ju shkoni në shtëpi pas dy humbjeve. Duket sikur po shkoni në shtëpi si një humbës. Por në fakt humbësit më të mëdhenj janë ata që u eliminuan që në fazën e grupeve",-përfundoi Mourinho.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat