Kroatët ftojnë me ftesë speciale një shqiptar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

Botërori 2018

Kroatët ftojnë me ftesë speciale një shqiptar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:27
Kozniku, Robert Prosineçki e Zvonimir Boban

Të gjithë në këmbë, pra në pesë kontinente, në pritje të finales së madhe të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Një shqiptar është ftuar me ftesë speciale në finalen e madhe!  Federata e Futbollit të Kroacisë ka ftuar me ftesë speciale ish futbollistin e mirënjohur të Kosovës, Ardian Kozniku.

Image

Ardian Kozniku

Ndryshe, Kozniku është shqiptari i parë që shijoi medaljen e Kampionatit Botëror përkatësisht me Kroacinë në vitin 1998, ku fituan medaljen e bronztën.

Merret vesh se Kozniku me shumë yje nga Kroacia kanë aterruar me aeroplan çarter në drejtim të Moskës, për të parë finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë, që luhet sot në orën 17.00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat