Vodhi medaljen e Botërorit? Zbulohet pse veproi ashtu gruaja misterioze - Bota Sot
Vodhi medaljen e Botërorit? Zbulohet pse veproi ashtu gruaja misterioze

Botërori 2018

E shtunë, 18 gusht 2018

Vodhi medaljen e Botërorit? Zbulohet pse veproi ashtu gruaja misterioze

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:48
Në video shihej një grua misterioze e cila vidhte një nga medaljet e arta dhe e fuste në xhep.

Një moment i dyshimtë gjatë ceremonisë së ngitjes së trofeut në Botërorin e Rusisë ka bërë xhiron e botës.

Në video shihej një grua misterioze e cila vidhte një nga medaljet e arta dhe e fuste në xhep.

Ishte Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane, e cila qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep.

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt.

Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Sipas FIFA-s, ajo u dërgua më vonë. Diçka normale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test