Michael Matthews më i miri në etapën e 14-të: Kjo fitore është për vajzën time 

Çiklizëm

Michael Matthews më i miri në etapën e 14-të: Kjo fitore është për vajzën time 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:49
Michael Matthews

Michael Matthews (BikeExchange-Jayco) arriti një nga fitoret më të mira të karrierës së tij me një përpjekje mbresëlënëse solo në Mende në etapën e 14-të të edicionit të 109-të “Tour de France”.

Matthews është fitues i madh i etapës së 14-të. Ai filloi sulmin e tij 52 kilometra para vijës së finishit dhe më në fund “shtypi” rivalët e tij.

Australiani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04:30:53 në relacionin Saint- Etienne – Mende me gjatësi të shtegut 192.5 kilometra. 

Image

Tadej Pogaçar, foto Reuters

Michael Matthews, u bë australiani i dytë që fitoi një etapë pas Simon Clarke në etapën e 5-të dhe kalorësi i dytë nga Team BikeExchange që fitoi një etapë pas Dylan Groenewegen në etapën e 3-të. 

 “Mendoj se është thuajse historia e karrierës sime. Sa herë më kanë rrëzuar, jam ngritur sërish. Kjo fitore është për vajzën time sot. Ajo është katër vjeç, unë jam larg gjatë gjithë kohës dhe doja shumë t'i tregoja asaj se për çfarë e bëj. Sot ishte kjo ditë”, thotë mes të tjera Matthews.

Në renditjen e përgjithshme, Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) kryeson para sllovenit Tadej Pogaçar.

Etapa e 15-të mbahet në relacionin Rodez - Carcassonne 202.5 kilometra.

Etapa e 14-të

1. Michael Matthews (Team BikeExchange-Jayco)    04:30:53
2. Alberto Bettiol (EF Education-EasyPost)    + 15
3. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ)    + 34
4. Marc Soler (UAE Team Emirates)    + 50
5. Patrick Konrad (BORA-hansgrohe)    + 58
6. Jakob Fuglsang (Israel-Premier Tech)    + 58
7. Felix Großschartner (BORA-hansgrohe)    + 01:06
8. Lennard Kämna (BORA-hansgrohe)    + 01:12
9. Simon (Geschke Cofidis)    + 01:12
10. Louis Meintjes (Intermarche-Wanty-Gobert)    + 01:12

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) 55h 31' 01''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 02' 22''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers)    + 00h 02' 43''
4. Romain Bardet (team DSM) + 00h 03' 01''
5. Adam Yates (Ineos Grenadiers)    + 00h 04' 06''
6. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 04' 15''
7. Louis Meintjes (Intermarche - Wanty - Gobert Materiaux)    + 00h 04' 24''
8. David Gaudu (Groupama – FDJ)    + 00h 04' 24''
9. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers)    + 00h 08' 49''
10. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 09' 58''

Renditja e skuadrave 

1. INEOS Grenadiers    66:24:21
2. Jumbo-Visma    33:53
3. Groupama - FDJ    39:29
4. UAE Team Emirates    1:03:49
5. BORA - hansgrohe    1:09:06
6. Movistar Team    1:43:33
7. Bahrain - Victorious    1:58:34
8. Team Arkéa Samsic    2:09:40
9. EF Education-EasyPost    2:10:58
10. Team DSM    2:24:20

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat