Do të mbahet gara e çiklizmit

Çiklizëm

Do të mbahet gara e çiklizmit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:18
Pamje nga një garë

Klubi i Çiklizmit Prizreni në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës me 9 tetor organizon garën çiklistike Memoriali "Shaban Shala" të paraparë me kalendarin e garave për edicionin garues 2022.

Pjesëmarrës në garë do të jenë 11 klube të licencuara në Federatën e Çiklizmit, klube nga Maqedonia, Shqipëria dhe shumë qytetar që kanë pasion sportin e Çiklizmit. Numri i garuesve do të jetë afër 60 garues të gjitha kategorive.

Itenirari i garës do të jetë si vijon:

Nisja e garuesëve sheshi Shadervan në qytetin e Prizrenit me fillim nga ora 11;00. Konvoji garuesve do të vazhdojë në drejtim si vijonë: Prizren -Arbanë - Landovicë - Piranë - Xërxë - Bistarazhin - Romaj - Gjonaj - Tupec - Grazhdnik - Kobaj - Vllashnje - Zhur dhe do të përfundojë në pikën kufitare me Shqipërinë në Morinë. Gjatësia e shtegut do të jetë 98 km.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat