Quintana është kampioni i Vueltas për 2016 - Bota Sot
Quintana është kampioni i Vueltas për 2016

Çiklizëm

E premte, 19 tetor 2018

Quintana është kampioni i Vueltas për 2016

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:34
Quintana

Nairo Quintana fiton Vuelta’n e Spanjës, për kolumbianin ky është titulli i dytë i madh pas triumfit në Giro d’Italia në 2014. Zyrtarisht gara spanjolle përfundon të dielën por llogaritë u mbyllën në etapën e parafundit. Ajo u fitua nga francezi Latour që la pas në sprint kolumbianin Atapuma.

Podin e plotësoi italiani Felline, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm Froome nuk ja doli të rrëzonte Quintana’n. Britaniku u shkëput 5 herë por amerikano-jugori e la pas në finisht duke marrë edhe përgëzimet e rivalit të tij. Ndërkohë në vendin e 3-të do të renditet Esteban Chaves.

Nënkampioni në Giro d’Italia la pas Alberto Contador. Quintana do të bëhet kolumbiani i dytë që triumfon në Spanjë pas Lucho Herrera’s në 1987 e largët. Për të kjo është pjesëmarrja e 8-të në garat e mëdha dhe në 6 prej tyre ka përfunduar mes 4 të parëve. Froome arrin të 3-in vend të 2-të duke plotësuar një kombinim magjik me 3 titujt në Le Tour.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test