Contador ndërron ekipin

Çiklizëm

Contador ndërron ekipin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:42
Alberto Contador

Çiklisti spanjoll Alberto Contador ka zyrtarizuar kalimin e tij te skuadra e Trek-Segafredo, duke u divorcuar pas tri sezonesh me ekipin e Tikonff. 33-vjeçari spanjoll nuk arriti të triumfojë në “Tour de France” me skuadrën e Tinkoff, objektivi i tij kryesor në tri sezonet e fundit, ndaj dhe beson se këtë gjë do ta bëjë me skuadrën e re. “Jam i lumtur që firmosa me Trek-Segafredo dhe mezi pres të nis punën me ekipin e ri. Ky ekip ka një projekt që më bind, ndaj dhe vendosa të vij këtu. Objektivat e mija nuk ndryshojnë, të fitoj garat më të rëndësishme në botë, ku në krye të listës është Turi”, ka thënë Alberto Contador.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat