Hakerat rusë: Wiggins-Froome me doping - Bota Sot
Hakerat rusë: Wiggins-Froome me doping

Çiklizëm

E shtunë, 21 prill 2018

Hakerat rusë: Wiggins-Froome me doping

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 00:02
Wiggins-Froome

Hakerat rusë pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë rezultatet e analizave të dy prej ciklistëve më të suksesshëm të dekadës së fundit, Sir Bradley Wiggins dhe Chris Froome. Sipas tyre, analizat tregojnë se ata janë lejuar të përdorin substanca të ndaluara. Bëhet fjalë për periudhën kur të dy garonin në Tour de France dhe gjatë asaj periudhe kanë përdorur substancën TUE-s duke e kamufluar këtë gjest me faktin se vuajnë nga astma. Hakerat rusë të njohur si “Fancy Bears” shtojnë se informacioni është vjedhur nga sistemi i Agjencisë Ndërobëtare Antidoping. Çiklistët britanikë janë paralajmëruar për akuza të mundshme në lidhje me dopingun që disa javë më parë, ndërsa vetë Moska zyrtare mohon çdo lidhje me rrjetin e hakerave. Tetë herë medalisti olimpik, Sir Bradley akuzohet se ka përdorur triamcinolon acetonid gjatë periudhës 2008-2013 duke përfshirë edhe vitin 2011 kur u shpall fitues i Tour de France. Në krahun tjetër, njeriu që vitet e fundit ka arritur të triumfjë në Francë, Chris Froome, akuzohet për përdorim prednisoloni në vitet 2013-2014. Sipas aludimeve, çiklistët e kanë justifikuar përdorimin e këtyre substancave për të trajtuar astmën. Rasti i dy çiklistëve britanikë vjen pas publikimit të dosjeve të atletëve amerikanë pasi ËADA është vënë në qëndër të sulmit të hakerave rusë që kanë arritur të thyejnë arkivat elektronikë të agjencisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test