Gjykata i kërkon 100 milion dollarë

Çiklizëm

Gjykata i kërkon 100 milion dollarë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:24
Lance Armstrong

Një gjykatë e distriktit të Kolumbias, në Amerikë, ka hapur “dritën e gjelbër” për një proces ndaj ish-çiklistit Lance Armstrong, një ikonë, i këtij sporti, por i përjashtuar përgjithnjë nga USADA, për shkak të skandalit doping. Kjo gjykatë do t’i kërkojë çiklistit një shumë prej 100 milionë dollarësh si dënim për mashtrimin që Armstrong i ka bërë shtetit amerikan. Asokohe, ai kishte si sponsor kryesor “US Postal Service”, shërbimin publik postar amerikan, emër të cilin mbante edhe skuadra ku garonte Asrmstrong. Çiklisti, përmes avokatit të tij, i ka quajtur këto akuza të pabazuara, pasi shteti amerikan nuk ka pësuar asnjë dëm nga skandali doping, madje ka përfituar nga ky sponsorizim, raporton telesport. Por gjykatësi Christofer Cooper i ka quajtur këto deklarata si justifikim, duke thënë se vendimin do ta japë një juri e gjykatës amerikane.

“US Postal Service” i ka paguar 32 milionë dollarë ish-skuadrës së çiklistit amerikan, që tashmë nuk ekziston më. Nuk dihet ende nëse ky proces gjyqësor do të vazhdojë, por Armstrong ka humbur 7 titujt e fituar në Turin e francës (1999-2005), pasi Agjencia Amerikane Antidoping (USADA) e ka akuzuar për sistemin e përkryer të mashtrimit që ai ka bërë përmes dopingut. Çiklisti pohoi gjithçka në lidhje me dopingun gjatë një interviste televizive në janar të 2013-ës, duke u kthyer në një sportist të urryer dhe humbi çdo titull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat