Marcel Kittel fiton etapën e 6-të, Froome vazhdon kryesimin

Çiklizëm

Marcel Kittel fiton etapën e 6-të, Froome vazhdon kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 6 korrik 2017 Në ora: 18:24
Marcel Kittel

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 6-të?

Duket se dita ishte e çiklistëve gjerman, të cilët zunë katër vende duke përfshirë edhe fituesin e etapës së sotme Marcel Kittel i cili shtegun Vesoul-Troyes të gjatë 216 kilometra e përshkoi për 05h 05' 34''  , duke lënë në vendin e dytë francezin Arnaud Demare dhe gjermanin Andre Greipel në vendin e tretë.   Gjermani ka fituar edhe etapën e parë me kronometër. Renditja e përgjithshme nuk ka ndryshuar edhe më tutje kryeson pas etapës së 6-të në renditjen e përgjithshme prinë kampioni aktual Christopher Froome me kohë të përgjithshme 23h 44' 33'' . Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti francez Arnaud Demare me 170 pikë, ndërsa  italian Fabio Aru bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka)  me 10 pikë.

Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 23h 46' 16'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte norvegjezi belgu Vegard Stake Laengen dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Çiklistët të enjten luftojnë  për etapën e 7-të në shtegun Troyes - Nuits-Saint-Georges të gjatë 213.5 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Troyes me 62.200 banorë dhe kjo është hera e tetë që Touri kalon këtu pari me një ekonomi: Tekstil, kryeqyteti evropian i zbritjes dhe dyqanet e fabrikës (më shumë se 4 milion vizitorë në vit). Universitetet. Ka një jetë sportive të zhvilluar si: Sport: Eksperiencë sportive Troyes Aube Champagne (futbolli), Sainte Maure-Troyes (hendboll), UV Aube-Club Champagne Charlott ', Union Velo Club de l'Aube Troyes dhe ASPTT (çiklizëm), BMX Roller Skate de Troyes.

Ngjarjet: Paris-Troyes dhe Tour des Portes du Pays d'Othe (biçikletë), gjysmë-maratonë, Roller des Lacs, Triathlon des Lacs, Nuit du Sport, Feste du sport, Troyes triathlon. Trashëgimia kulturore: katedralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul (shekulli i 13-të), bazilika Saint-Urbain (shekulli i 13-të), 10 kisha të listuara, 14 shtëpi, sallë e qytetit (shek XVII), muze i Vauluisant) (Skulpturë), portet e kanalit de la Haute-Seine, Bouchon de Champagne (137 hektarë të sektorit të ruajtur), mushkonja e artit modern, farmaci e Hotel-Dieu-le-Comte, Muzeu i Artit, Arkeologjisë dhe Shkencave të Natyrës ). Gara e sotme përmbyllet në qytetin Nuits-Saint-Georges, me 5700 banorë me një ekonomi: vreshtaria (vera e madhe e Cote des Nuits), tregtia dhe zanatet e verës dhe të hardhisë (korpat, barkat), mbushja e lëngjeve të frutave (grupi Refresco France), djathi, shtypja, turizmi i verës. Sport: 40 klube (bashkim rugby, hendboll, vrapim, petanque, lojë me birila. Trashëgimia: kisha Saint-Symphorien (shekulli i 13-të), kambanari (shekulli i 17-të), Château d'Entre-deux-Monts (shek XVII), vende arkeologjike të Trou-Légers dhe Bolards, muze i historisë dhe arkeologjisë, Cassissium ), Imaginarium (zbuluar universin e verërave Burgundy).

 

 

Rezultatet e etapës së 6-të

1. Marcel Kittel (Gjerm.) QUICK-STEP                 05h 05' 34''  

2. Arnaud  Demare (Fra.) FDJ                     05h 05' 34''

3. Andrer Greipel (Gjerm.) LOTTO SOUDAL        05h 05' 34''

4. Alexanxder Kristoff (Nor.) KATUSHA      05h 05' 34''

5. Nacer Bouhanni (Fra.) COFIDIS, SOLUTIONS 05h 05' 34''

6. Dylan Groenwegen (Hol.) LOTTO NL      05h 05' 34''

7. Michael Matthews (Aus.) TEAM SUNWEB       05h 05' 34''

8. Daniel  Mc Lay (Brit. M.) FORTUNEO-OSCARO        05h 05' 34''

9. Rüdiger Selig (Gjerm.) Bora-HANSGROHE      05h 05' 34''  

10. John Degenkolb (Gjerm.) TREK –SEGAF.       05h 05' 34''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY        23h 44' 33''    

2. Geraint Thomas (Brit. M.) TEAM SKY              23h 44' 45''

3.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM             23h 44' 47''

4. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS    23h 44' 58''

5.  Richie Porte (Aus.) BMC RACING TEAM        23h 45' 12''

6. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT            23h 45' 16''

7. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE     23h 45' 20''

8. Aëlberto Contador (Spa.) TREK – SEGAFREDO 23h 45' 25''

9. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM                   23h 45' 27''

10. Rafal Majka (Pol.) BORA – HANSGROHE      23h 45' 34''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky (Brit. M.)              71h 14' 41''  

2. BMC Racing Team (SHBA)           71h 16' 40''

3. AG2R La Mondiale (Fra.)    71h 18' 02''

4. Cannondale Drapac (SHBA)                   71h 18' 16''

5. Orica – Scott (Aus.)   71h 18' 39'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat