Pensionohet një vit pas fitimit të dy medaljeve olimpike - Bota Sot
Pensionohet një vit pas fitimit të dy medaljeve olimpike

Çiklizëm

E martë, 24 prill 2018

Pensionohet një vit pas fitimit të dy medaljeve olimpike

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:51
Ish-kampionia e botës në çiklizëm, Becky James

Ish-kampionia e botës në çiklizëm, Becky James, ka vendosur të pensionohet në moshën 25-vjeçare, një vit pas fitimit të dy medaljeve të argjendta olimpike, në Lojërat Olimpike të Rio-s në Brazil.

Vendimi i uellsianes shihet si një goditje shumë e madhe e shpresave të britanikëve për Olimpiadën e Tokios, pasi kampionia e botës për vitin 2013, ishte shpresa më e madhe për medalje në çiklizëm.

“Kam dhënë gjithmonë 100% për çiklizmin dhe nuk pendohem, por tani dua të jetojë pa stërvitje strikte, sepse presioni i garave në majat e larta është rraskapitës”, ka theksuar James. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test