Tragjedi në çiklizëm - Bota Sot
Tragjedi në çiklizëm

Çiklizëm

E premte, 17 gusht 2018

Tragjedi në çiklizëm

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:38
Goelevem

Tjetër tragjedi në sportin e çiklizmit dhe sërish është një çiklist belg që ndërron jetë papritur dhe në moshë të re. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Jeroen Goelevem çiklist i skuadrës së Team Snake Cycling, që është gjetur pa jetë në dhomën e tij nga babai. Tragjedia ka ndodhur të martën pasdite, që ka dhënë edhe lajmin tragjik.

“Familja jonë është e shkatërruar. Kam gjetur djalin tim, në dhomën e tij, pa jetë. Është e paimagjinueshme dhimbja që ndjej”, ka shkruar babai i ish-çiklistit. Vetëm dy javë më parë është ndarë nga jeta gjatë një gare (Paris-Roubaix) një tjetër çiklist belg, Michael Goolaerts, që pësoi atak kardiak gjatë kohës që po garonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test