Armstrong ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane - Bota Sot
Armstrong ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane

Çiklizëm

E martë, 23 tetor 2018

Armstrong ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:50
Armstrong

Lance Armstrong ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane për sa i përket akuzave për përdorim dopingu. Çiklisti amerikan fitoi 7 herë radhazi Turin e Francës, por më pas, pas akuzave për doping, rrëfeu në një emision televiziv se ka përdorur substanca të ndaluara, duke arritur të mashtrojë sistemin antidoping. Marëveshja që Armstrong bëri me qeverinë federale nënkupton një gjobë prej 5 milionë dollarësh që çiklisti do të paguajë (nga 100 milionë që ishte kërkesa), duke mbyllur përgjithnjë çështjen.

“Jam shumë i lumtur, pasi më në fund mund të rikthehem te jeta ime normale. Më në fund, mund të shoh përpara. Kam shumë gjëra për të bërë, kam 5 fëmijë, një bashkëshorte, shumë projekte për libra e një film dhe mbi të gjitha të çoj përpara propjektin tim për luftën ndaj kancerit. Pa lënë mënjanë pasionin tim për sportin dhe për të qenë kompetitiv. Kam shumë gjëra përpara”, ka shkruar Lance Arsmtrong në një komunikatë për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test