Eugert Zhupa bën “poker”, konfirmohet sërish për Xhiron e Italisë

Çiklizëm

Eugert Zhupa bën “poker”, konfirmohet sërish për Xhiron e Italisë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:43
Eugert Zhupa

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që garon më ekipin italian të Wilier Triestina – Selle Italia, do të jetë për të katërtin vit me radhë në Xhiron e Italisë, një nga 3 turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit. Lajmin e ka konfirmuar sot ekipi italian, që ka përcaktuar 8 çiklistët që do të garojnë për këtë skuadër në turneun e Apenineve. Një besim që drejtuesit e ekipit të Wilier Triestina – Selle Italia i japin çiklistit 28-vjeçar shqiptar, që tashmë ka fituar përvojën e duhur për të qenë në këtë event edhe si protagonist.

Zhupa ka arritur gjithnjë ta përfundojë këtë turne, duke i mbyllur të 21-etapat. Në edicionin e vitit 2015 u klasifikua në vendin e 157-të, një vit më vonë në vendin e 130-të, ndërsa vitin e kaluar u klasifikua në vendin e 140-të. Shpesh çiklisti kuqezi ka qenë protagonist i shkëputjeve, por pa arritur të fitojë ndonjë etapë, që mbetet objektivi i tij kryesor për këtë edicion. Eugert Zhupa është çiklisti i vetëm shqiptar që ka marrë pjesë në Xhiron e Italisë, duike mbajtur lart ngjyrat kuqezi në këtë event të rëndësishëm të sportit të biçikletës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat