Panairi dhe Turi i Çiklizmit në Nju Jork - Bota Sot
Panairi dhe Turi i Çiklizmit në Nju Jork

Çiklizëm

E enjte, 15 nëntor 2018

Panairi dhe Turi i Çiklizmit në Nju Jork

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 22:40
Nju Jork

Për thuajse 20 vjet, çiklistët janë mbledhur tek Katedralja e Shën Gjonit në Nju Jork për një ceremoni që mund të duket disi e çuditshme – bekimin e biçikletave. Ceremonia zhvillohet një ditë para turit të çiklizmit në qytetin e Nju Jorkut, i njohur si Five Boro Bike Tour. Çiklistët besojnë se bekimi sjell mbarësi dhe i ruan nga lëndimet pjesëmarrësit që garojnë me biçikletë përreth Nju Jorkut.

Çdo maj gjatë 20 vjetëve të fundit Katedralja e Shën Gjonit i shërben një grumbullimi të pazakontë: një grupi çiklistësh.

Bekimi i përvitshëm i biçikletave shënon fillimin e turit të çiklizmit, Five Boro Bike Tour, gara më e madhe e çiklistëve amatorë në Nju Jork, po ashtu edhe të një panairi vjetor për çiklizmin. Organizatori Ken Podziba thotë se ky aktivitet ka marrë famë gjatë viteve.

“Këtu përfaqësohet çdo moshë, çdo etnicitet, çdo vend. Kemi çiklistë nga dhjetëra vende të botës, nga çdo shtet amerikan. E them gjithmonë, kushdo mund të gjejë diçka këtu”.

Thuajse gjysma e vizitorëve në panair do të marrin pjesë në garën e çiklizmit, të tjerë kanë ardhur thjesht për të parë se çfarë mund të blejnë. Ndër artikujt për shitje një biçikletë e rrallë, prodhim italian që shitet 13 mijë dollarë.

Për ata që janë të dhënë pas teknologjisë, panairi ofron biçikleta elektrike. Kërkesa po rritet në tregun amerikan për biçikleta të tilla. Disa besojnë se së shpejti këto biçikleta do të shndërrohen në konkurrencë serioze për biçikletat tradicionale.

“Të gjitha biçikletat tona elektrike kërkojnë që personi të përdorë edhe pedalet, pra motori elektrik vetëm të ndihmon, personi përsëri duhet ta nisë biçikletën. Ke në dorë ta ndezësh ose ta fikësh sistemin apo ta gradosh se sa do që të të ndihmojë në ngarjen e biçikletës. Pra të ndihmon që të lëvizësh më shpejt,” thotë përfaqësuesi i kompanisë “Trek Bikes”.

Për këtë arsye biçikletat elektrike janë shumë popullore në panairin e sivjetshëm në Nju Jork. Evropa është ende shumë përpara në përdorimin e biçikletave. Por fakti që gjysma e biçikletave të shitura në panair ishin biçikleta elektrike, tregon se edhe Amerika është në drejtimin e duhur./voa

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test