I pafajshëm

Çiklizëm

I pafajshëm

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 12:26
Pamje nga një garë

Gjykata antidoping e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI) e ka nxjerrë të pafajshëm çiklistin britanik Chris Froome, 4 herë fitues i Turit të Francës, duke i dhënë fund një beteje 10-mujore. Ai ishte akuzuar për përdorim dopingu, pasi kishte rezultuar në norma të larta me clebunterol gjatë Vueltës së Spanjës 2017. Por për UCI dhe WADA, sportisti nuk ka shkelur asnjë normë, është i pafajshëm, ndaj mund të garojë në Turin e Francës, eventin më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës, që nis më 7 korrik.

Organizatorët e Turit, 24 orë më parë morën vendimin për ta përjashtuar Froome, duke mos e lejuar të garojë, por skuadra SKY deklaroi se do ta apelonte vendimin. Tashmë pritet që Turi të bëjë mbrapakthehu dhe të lejojë kampionin në fuqi të garojë. Britaniku do të dalë nesër para një komisioni të disiplinës së sportit francez, ku do të merret vendimi përfundimtar, nëse do do të jetë në startin e turneut më 7 korrik apo jo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat