Në hapje kolumbiani Gaviria ngadhënjeu në etapën e parë

Çiklizëm

Në hapje kolumbiani Gaviria ngadhënjeu në etapën e parë

Nga: Fazli Berisha Më: 7 korrik 2018 Në ora: 20:57
Në hapje kolumbiani Gaviria ngadhënjeu në etapën e parë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e parë

Në temperatura të larta 30 gradë celsius por pa erëra është zhvilluar etapa e parë e edicionit të 105-të të garës më me nam Tour de France. Ndonëse ishte një shteg i sheshtë, pati një rivalitet të madh, madje pesë kilometra para cakut, kampioni aktual Chris Froome pati një rrëzim, por fatbardhësisht arriti të vazhdojë garën, por ka përfunduar garën i 91-ti më plus 00.051 të qindtat. . Në hapje të këtij edicioni ka ngadhënjyer çiklisti kolumbian Fernando Gaviria pasi shtegun Noirmoutier-en-l'Ile - Fontenay-le-Comte, të gjatë 201 kilometra e përshkoi për 04h 23' 32'', duke lënë në pozitën e dytë sllovakun Peter Sagan dhe në vendin e tretë gjermanin Marcel Kittel.

Fanellën e verdhë e bartë kolumbiani Ferdinando Gaviria me kohën prje 4h23' 32''ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë çiklisti francez Jerome Cousin me 20 pikë, Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bardtë një tjetër francez Kivin Ledanois me 1 pikë e si çiklisti më ri e bartë holandezi Dylan Groenewegen me kohë prej 4h23' 32'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv çklisti francez Yoann Offredo.

Çiklistët nesër garojnë për të fituar etapa e 2-të në shtegun Mouilleron-Saint-Germain deri në La Roche-sur-Yon të gjatë 182.5 dhe do të jetë e sheshtë. Çiklistët nisen nga qyteti Mouilleron me 16 mijë banorë, që kryesisht merret me industrinë ushqimore dhe ka nja 13 klube të ndyshme sportive dhe ka një çiklist të njohur si RolandBerland. Garuesit e mbyllin garën në ditën e dytë në qytetin La Roche-sur-Yon, me 53.100 banorë ndërsa prefektuarBlagoja përfshinë 13 komuna me 94.500 banorë. Ekonomia: Michelin (prodhuesi i gomave, 600 punonjës), ÇikletaBernaudeau (4 dyqane), Seprorobotique (300 punonjës), Akena (verandat). Ka një Universiteti: 6.000 studentë.Etiketa: Qytet miqësor për fëmijë. Qytet i lartë miqësor. Sport: 15,000sportsita të licencuar në 90 klube sportive. Klube kryesore: La RocheVendee Basket Club (N1), La VendéeRinkHockeyLigue 1, ESO Football (Niv 3), Hogly (hokej në akull).

Rezultatet e etapës së parë

1. FERNANDO GAVIRIA RENDON 04H 23' 32''

2. PETER SAGAN 04H 23' 32''

3. MARCEL KITTEL 04H 23' 32''

4. ALEXANDER KRISTOFF 04H 23' 32''

5. CHRISTOPHE LAPORTE 04H 23' 32''

6. DYLAN GROENEWEGEN 04H 23' 32''

7. MICHAEL MATTHEWS 04H 23' 32''

8. JOHN DEGENKOLB 04H 23' 32''

9. JAKOB FUGLSANG 04H 23' 32''

10. RAFAL MAJKA

Renditja ekipore

1. QUICK - STEP FLOORS 13h 10'36"

2. ASTANA PRO TEAM + 00' 00''

3. BORA – HANSGROHE + 00' 00''

4. BAHRAIN – MERIDA + 00' 00

5. TREK – SEGAFREDO + 00' 00

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat