Fernando Gaviria triumfon për herë të dytë - Bota Sot
Fernando Gaviria triumfon për herë të dytë

Çiklizëm

E mërkurë, 15 gusht 2018

Fernando Gaviria triumfon për herë të dytë

Nga: Fazli Berisha Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:42
Fernando Gaviria triumfon për herë të dytë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 4-të

Duket se edicioni i 105-të i Tour de France do të përshkohet me mjaft befasi. Fitorja e dytë në këtë edicion i një çiklisti nga Kolumbia që askush nuk e ka llogaritur favorit flet mjaft për këtë. Në fakt kolumbiani Fernando Gaviria fitoi etapën e parë në hapje të Turit, ndërkaq që tash ngadhënjeu në etapën e katërt pasi shtegun L a Baule – Sarzeau të gjatë 195 kilometra e përshkoi për 04h 25' 01'', duke lënë në vendin e dytë sllovakun Peter Sagan dhe gjermanin Andre Greipel në pozitën e tretë. Edhe në këtë etapë 5 kilometra para cakut pati një përplasje dhe rrëzim të çiklistëve.

Fanellën e verdhë e bartë duke prirë në renditje belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 13h 33' 56''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan me 143 pikë, Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Zelanda e re Dion Smith me 1 pikë e si çiklisti më ri e bartë holandezi Kragh Soren Andersen 13h 34' 07'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv çiklisti francez Jerome Cousin. Të mërkurën çiklistët nisin betejën për etapën e 5-të në shtegun Lorient – Quimper të gjatë 204. 5 kilometra.

Garuesit nisen nga qyteti Lorient me 59.300 banorë me nj onomia: ndërtimi detar dhe riparimi: 3.000 vende pune. Grupi detar (dikur DCNS): 2,000 punonjës (punëdhënësi i parë industrial në Morbihan). Shipyards si ShipST: 950 vende pune. Portin e parë të peshkimit në Francë në të ardhura dhe i dyti në vëllim (pas Boulogne / Mer) me 80 000 ton produkte detare për shitje çdo vit: 270 kompani, 3,000 shaka të lidhura me industrinë e prodhimeve të detit. Sport: 62 klube dhe15,000 anëtarë në 40 disiplina. Klubet kryesore: Futboll Club de Lorient (Ligue 2), CEP Basket (Nationale 1), Club Nautique de Lorient (klubi i parë me vela në aglomerat, 600 anëtarë). Garde du Vêu e Hennebont pingpong (Pro Një kampionat francez). Hendboll Lanester (Nationale 1). Është një qytet i artit dhe historisë. Ndërsa çiklistët përfundojnë garën në qytetin Quimper ,me 63.500 banor. menjë Ekonomia: Sektorët e ekselencës (agro-ushqim, inovacion, dixhital, detar).

Saupiquet, Entremont (produktet e qumështit, Père Dodu (enët gatuar), Monique Ranou (mish deleje), Kafe Coïc (pjekja e kafesë). Sport: 16,000 anëtarë në 106 klube. Bashkimi Jeanne d'Arc Phalange Quimper (basketboll, Pro B), Quimper Volley 29 (Ligë e Grave A), UJAP Basketboll në Pro B. Ngjarje: gjysmë-maratonë Locronan-Quimper (Mars), P'tit Tour de France për 800 fëmijë, maj), La Sporbreizh (garë në biçikletë, qershor). Një qytet universitar me shumë festivale muzikore.

Rezultatet e etapës së 4-të

1. FERNANDO GAVIRIA (COL) 04h 25' 01''
2. PETER SAGAN (SVK) 04h 25' 01''
3. ANDRÉ GREIPEL (GER) 04h 25' 01''
4. DYLAN GROENEWEGEN (NED) 04h 25' 01''
5. MARCEL KITTEL (GER) 04h 25' 01''
6. ANDREA PASQUALON (ITA) 04h 25' 01''
7. ALEXANDER KRISTOFF (NOR) 04h 25' 01''
8. JOHN DEGENKOLB (GER) 04h 25' 01''
9. DION SMITH (AUS) 04h 25' 01''
10. TIMOTHY DUPONT(BEL) 04h 25' 01''

Renditja e përgjithshme

1. GREG VAN AVERMAET (BEL) 13h 33' 56''
2. TEJAY VAN GARDEREN (USA) 13h 33' 56''
3. GERAINT THOMAS (GBR) 13h 33' 59''
4. PHILIPPE GILBERT (BEL) 13h 34' 01''
5. JULIAN ALAPHILIPPE (FRA) 13h 34' 03''
6. BOB JUNGELS (LUX) 13h 34' 03''
7. TOM DUMOULIN (NED) 13h 34' 07''
8. SØREN KRAGH ANDERSEN(NED) 13h 34' 07''
9. MICHAEL MATTHEWS (AUS) 13h 34' 07''
10.RIGOBERTO URAN (COL) 13h 34' 31''

Renditja ekipore

1. WANTY - GROUPE GOBERT 13H 15' 03''
2. QUICK - STEP FLOORS 13H 15' 03''
3. TEAM FORTUNEO - SAMSIC 13H 15' 03''
4. DIRECT ENERGIE 13H 15' 03''
5. TEAM SKY 13H 15' 03'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test