Daniel Martin fitues i etapës së gjashtë

Çiklizëm

Daniel Martin fitues i etapës së gjashtë

Nga: Fazli Berisha Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:46
Daniel Martin fitues i etapës së gjashtë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 6 -të

Siç e thanë edhe dje ky edicion do të jetë mjaft joshës dhe me shumë paqartësi e befasi, sikur që është fitorja e etapës së 6-të  nga çiklisti irlandez Daniel martin, i cili shtegun Brest  deri  Mûr-de-Bretagne Guerlédan të gjatë 181 kilometra e përshkoi për  04h 13' 43'', duke lënë në vendin e francezin Pierre Latour  dhe spanjollin Alejandro Valverde në vendin e tretë.  Kampioni aktual Chris Froome edhe pas pesë etapave duket se ende se ka marrë veten edhe pse ai ka deklaruar se po pret malet se nuk ka ndonjë ngecje të madhe vetëm 0.57 sekonda.

Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin  belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 18h 22' 00''.  Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 199 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Letonia Toms Skujins me 6 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është holandezi Kragh  Soren Andersen 22h 36' 49'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti francez Damien Gaudin. Çiklistët të premtet bëjnë betejën për etapën e 7-të në shtegun më të gjatë të këtij edicioni Fougères – Chartres të gjatë 231 kilometra. Garuesit nisen nga qyteti Fougeres me 20 mijë banorë me një Ekonomia: Turizmi, kalaja e Fougères (100,220 vizitorë në 2017). Safran Electronics: elektronikë (më shumë se 500 punonjës): konvertimi progresiv nga prodhimi i telefonave celularë në pajisje për mbrojtje dhe aeronautikë. Optika, eyewear: Carl Zeiss Vision France. Grupi Royer: këpucë, artikuj lëkure (kompania kryesore e këpucëve franceze). Sport: Rreth 65 klube sportive (12,000 anëtarë). Pays de Fougeres Basket (N3), Pays de Fougeres Club Badminton, Underwater Club Fougeres (gropa e zhytjes thellë prej 50 metrash). Ngjarjet: Turneu Kombëtar i Lojrave të Badmintonit (Mars), Athletic Walking Criterium (Prill), Tour de Bretagne (Maj), U20 International Women's Basketball Tournament (qershor), Cyclist Grand Prix (shtator). Qytet me kështjejja e nuze si muzeu i Victor Hugo, Honore de Balzac (shkrimtar), mbahen shumë festivale të muzikës mesjetare. Ndërkaq gara mbyllet në qytetin Chatres me 42.000 banorë me një Ekonomia: Lugina Kozmetike (selia e grupit konkurrues ndërkombëtar të kozmetikës dhe kompanitë e parfumeve), Farmaci (Novo Nordisk, Polepharma ...), Qendra Ndërkombëtare e Glass me njolla, Universiteti (2,000 studentë), Turizëm, Hipodrom. Sport: 47 klube sportive (10.200 anëtarë). Chartres Métropole Hendboll 28 (divizioni 2), ASTT Chartres (pingpong, kampion i Francës 2017), Avenir Basket de Chartres (Liga e Grave 2). Odyssée, kompleksi më i madh ujor dhe shesh patinazhi akull në Francë: ka organizuar disa kampionate franceze të notit, kampionate evropiane, Kupën e Kupave të Ujit, Kampionatet Franceze në Underwater, French Swimming Open 2018-2019. Ngjarje: Trail Urban të Natë (Prill), Grand Prix i Qytetit të Chartres (Niveli 2, Qershor), Foulées de la cathédrale (drejtimin). Club Cycliste: Vélo Sport Chartrain Cyclisme (FFC), klub i krijuar në vitin 1897. Njihet për çokollata dhe mbahen shumë festivale dhe punime arti si dhe Takimet Ndërkombëtare të Mozaikut.

Rezultatet e etapës së 6-të

1. Daniel Martin (IRL) 04hh 13' 43''

2. Pierre Roger Latour (FRA)     04hh 1' 44''

3. Alejandro Valverde (ESP)       04h13' 46''

4. Julian Alaphilippe (FRA) 04h13' 46''

5. Rafal Majka (POL) 04h 13' 46''

6. Adam Yates (GBR)        04h 13' 46''

7. Bauke Mollema (NED)    04h 13' 46''

8. Peter Sagan (SVK)        04h 13' 46''

9. Geraint Thomas (GBR)  04h 13' 46''

10. Primozh Roglic (SLO)   04h 13' 46''

Renditja e përgjithshme

1.  Greg Van Avermaet (BEL)    22h 35' 46'

2.  Geraint Thomas    (GBR)       22h 35' 49''

3.  Tejay Van Garderen (SHBA) 22h 35' 51''

4.  Julian Alaphilippe (FRA)        22h 35' 52''

5.  Philippe Gilbert (BEL)    22h 35' 58''

6.  Bob Jungels (LUX)       22h 36' 04''

7.  Rigoberto Uran     (COL)       22h 36' 31''

8.  Alejandro Valverde (ESP)      22h 36' 37''

9.  Rafal Majka (POL)        22h 36' 38''

10. Jakob Fuglsang (DEN) 22h 36' 39''

Renditja ekipore

1. Quick - Step Floors                68h 26' 56

2. BMC Racing Team 68h 27' 04''

3. Team Sky     68h 28' 46''

4. Bahrain – Merida   68h 30' 52''                                         

5. Movistar Team      68h 30' 57'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat