Fitues i etapës së shtatë holandezi Dylan Groenewegen

Çiklizëm

Fitues i etapës së shtatë holandezi Dylan Groenewegen

Nga: Fazli Berisha Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:12
Fitues i etapës së shtatë holandezi Dylan Groenewegen

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 7 -të

Shumë rivalitet të çiklistët në etapën e shtatë dhe ka filluar pak a shumë një lodhje e tyre por gjithsesi për asnjë moment ndonjë dorëzim nga asnjë prej tyre. Etapën e shtatë e fitoi çiklisti holandez Dylan Groenewegen, i cili shtegun  Fougères – Chartres të gjatë 231 kilometra për 05h 43' 42'', duke lënë në vendin e dytë kolumbianin Fernando Gaviria dhe sllovakun Peter Sagan në vendin e tretë.

Drejtori  sportiv i skuadrës SKY ka folur për radion franceze duke thënë se ekipi do të mbështesë dyshen kampionin Froome dhe Geraint që besoj se do të dinë të shfrytëzojnë maksimalisht këtë përkrahje. Nuk ka ndryshime në renditjen e përgjithshme në dhjetëshen e parë. Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin  belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 28h19' 25''.  Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 234 pikë.

Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Letonia Toms Skujins me 6 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është holandezi Kragh  Soren Andersen 28h 20' 31'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti francez Laurent Pichon.

Çiklistët të premtet bëjnë betejën për etapën e 8-të në shtegun  Dreux - Amiens Métropole të gjatë 181 kilometra. Garuesit nisen nga qyteti Dreux me 1200 banorë me një Ekonomia: Dreux është baza qendrore e Polepharm, një grup që bashkon disa kompani në industrinë farmaceutike (Leo Pharma, Ipsen dhe Norgine). Ndikimi ekonomik i qytetit të Dreux-t përhapet shumë përtej kufijve aktual të rrethit. port: Më shumë se 60 klube sportive dhe 7,000 anëtarë në 35 disiplina. Tridhjetë kampionë francezë.Klubet: FC Drouais, DAC Hendboll, Aleanca Basket, Dreux Cyclo Club, Biciklete, DAC Judo. Qytet me arkitekturë, mbahen festivale siç është ai i bimëve ku arrijnë në 15 mijë vizitorë. Garuesit e mbyllin garën e kësaj etape në qytetin Amiens Metropol me 134 mijë banorë me një Ekonomia: dixhitale, shëndetësia, agrobiznesi, ruajtja dhe autonomia e energjisë, automobil (Valéo, Dunlop, Igol).

Spitali (6,000 punonjës). Qendra universitare (30,000 studentë ose 30% e popullsisë),  4,500 studentë). Turizëm. Sport:

Më shumë se 300 klube dhe mbi 26.600 anëtarë në Amiens Métropole. Sport: Klubet drejtuese: Amiens Sporting Club Futboll në Ligue 1, Hockey Club Amiens Somme (Ligë Magnus), Amiens Métropole Swimming (Elite), Universiteti Amiens Athletics Club (Elite), qendra të futbollit kombëtar francez dhe not. Ngjarjet: "Faites du sport" (Maj), Kampionati Francez Fencing (qershor), La Jules Verne (Gara për Running Gratë, Qershor), Festivali Ndërkombëtar i Sporteve Extreme (FISE), Takimi Kombëtar i Atletikës (korrik) ), Kampionati kombëtar petanque (shtator), Tenis ndërkombëtar me karrige me rrota të hapura (tetor). Nga kultura njihet me Festivalin Ndërkombëtar të filmit, Festivali i arteve në rrugë.

Rezultatet e etapës së 7-të

1.  Dylan Groenewegen (NED)       05h 43' 42''

2.  Fernando Gaviria Rendon (COL)          05h43' 42''

3.  Peter Sagan (SVK)          05h 43' 42''

4.  Arnaud Demare (FRA)    05h 43' 42''   

5.  Christophe Laporte (FRA)          05h 43' 42''

6.  John Degenkolb (GER)  05h 43' 42''

7.  Daryl Impey (RSA)           05h 43' 42''

8.  André Greipel (GER)       05h 43' 42''

9.  Andrea Pasqualon (ITA) 05h 43' 42''   

10. Mark Cavendish (GBR) 05h 43' 42''

Renditja e përgjithshme

1.  Greg Van Avermaet (BEL)          28h19' 25''

2.  Geraint Thomas (GBR)   28h 19' 31''

3.  Tejay Van Garderen (SHBA)      28h 19' 33''

4.  Julian Alaphilippe (FRA) 28h 19' 34''

5.  Philippe Gilbert (BEL)      28h 19' 40''

6.  Bob Jungels (LUX)          28h 19' 46''

7.  Rigoberto Uran (COL)     28h 20' 13''   

8.  Alejandro Valverde (ESP)           28h 20' 19''

9.  Rafal Majka (POL)           28h 20' 20''

10. Jakob Fuglsang (DEN)  28h 20' 21''

Renditja ekipore

1. Quick - Step Floors           85h 38' 02''

2. BMC Racing Team           85h 38' 10''   

3. Team Sky  85h 39' 52''

4. Bahrain – Merida  85h 41' 58''

5. Movistar Team      85h 42' 03'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat