Anglezi Thomas Geraint fitoi etapën e 11-të dhe u veshë verdhë

Çiklizëm

Anglezi Thomas Geraint fitoi etapën e 11-të dhe u veshë verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:51
Anglezi Thomas Geraint fitoi etapën e 11-të dhe u veshë verdhë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 11-të

Etapa e 11-të e edicionit të 105-të të Tour de France gati është etapa me profili më të ashpër dhe me ngjitje të larta  deri në 1968 metra lartësi dhe me shkallë prej 8.2 vështirësie. Sot në mëngjes kampioni aktual Chris Froome kishte thënë se ekipi SKY nuk ka fituar asnjë etapë dhe nuk ka veshur asnjë ditë fanellën e verdhë, prandaj do të ishte mirë që sot shoku im i skuadrës Thomas Gerain ta veshë fanellën e verdhë. Dhe pikërisht kështu ndodhi çiklisti anglez fitoi etapën e 11-të dhe u veshë verdhë, pasi shtegun Albertville - La Rosière Espace San Bernardo të gjatë 108.5 kilometra e përshkoi për 03h 29' 36'', duke lënë në vendin e dytë holandezin Tom Domoulin dhe Chris Froome në pozitën e tretë. Pas dhjetë ditëve kryesim sot anglezi Thomas Geraint e zhvendosi nga froni  belgun Greg Van Avermaet, ndërsa tash Geraint prin  me kohë me kohën prej  44h 06' 16'' dhe menjëherë pas tij  renditet kampioni Chris Froome dhe kjo është pritur pasi Froome ka thënë se po i pret shtigjet malore.  Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 339 pikë.

Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 61 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi Pierre Roger Latou  44h18'02'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti spanjoll Alejandro Valverde. Të enjten  çiklistët do të garojnë për etapën e12-të në shtegun Bourg-Saint-Maurice Les Arcs - Alpe d'Huez të gjatë 175.5 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Borg Saint Murice me 7.644 banorë me një Ekonomia: ADS (kompania e heqjes së skive). Hospital. Bashkia e qytetit. Turizmi. Bujqësia (mbarështimi, qumështorja, djathi beaufort). ort: 50 klube dhe më shumë se 2,500 anëtarë. Klubet drejtuese: Klubi i skijimit të Les Arcs - Canoe dhe klubi Kajak - Football Club de Haute Tarentaise. Ski alpine. Pika më e gjatë e skatingut në botë është në Les Arcs. Ngjarje: Ski në Kupën e Botës në Les Arcs në vitin 2001. Bourg-Saint-Maurice organizoi tre kampionate botërore të Janjiçve (1969, 1987 dhe 2002).

Mbahen ngjarje kulturore si Festivali Evropian i Filmit në Les Arcs (Dhjetor), Festivali i Akademisë së Muzikës në Les Arcs (Korrik), Festivali Mountain Bujqësor (gusht), Edelweiss Festival (korrik), 50 vjetori i Les Arcs. Ndërsa garuesit mbyllin etapën në qytetin Alpe d Huez me 1.440 banorë me një ekonomi që merret me turizëm. Sport: 27 klube. Ngjarje: Ski Open Coq d'or (sllallomi, mars), Derby du Loup (gara off-track, mars), Ofé X Day (ski-kryq për 700 fëmijë, mars), Sarena snowbike (malore-biçikletë, Prill), Coupe de la Federation (slalom, prill), Cristaux de l'Oisans (nën 10 ski, prill).

Rezultatet e etapës së 11-të

1. Geraint Thomas (GBR)    03h 29' 36''

2. Tom Dumoulin (NED)       03h 29' 56''

3. Chris Froome (GBR)        03h 29' 56''

4. Damiano Caruso (ITA)     03h 29' 58''

5. Mikel Nieve Iturralde (ESP)          03h 29' 58''

6. Daniel Martin (IRL)            03h 30' 03''

7. Jesus Herrada (ESP)       03h 30' 33''

8. Romain Bardet (FRA)       03h 30' 35''

9. Vincenzo Nibali (ITA)        03h 30' 35''

10.Nairo Quintana (COL)     03h 30' 35''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (GBR)    44h 06' 16''

2. Chris Froome (GBR)        44h 07' 41''

3. Tom Dumoulin (NED)       44h 08' 00''

4. Vincenzo Nibali (ITA)        44h 08' 30''

5. Primozh Roglic (SLO)       44h 08' 39''

6. Steven Kruijswijk (NED)   44h 08' 56''

7. Mikel Landa Meana (ESP)          44h 09' 12''   

8. Romain Bardet (FRA) 44h 09' 14''

9. Nairo Quintana (COL)      44h 09' 32''

10. Daniel Martin       (IRL)    44h 09' 32''   

Renditja ekipore

1. Movistar Team      133h 09' 11'' 

2. Bahrain – Merida  133h 10' 48''

3. Team Sky  133h 14' 56''

4. Team Lotto Nl – Jumbo   133h 17' 10'' 

5. Astana Pro Team  133h 38' 06'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat