Triumf i spanjollit Omar Fraile Matarranz në etapën e 14-të

Çiklizëm

Triumf i spanjollit Omar Fraile Matarranz në etapën e 14-të

Nga: Fazli BERISHA Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:10
Foto nga gara

Çiklisti spanjol Omar Fraile Matarranz ka triumfuar në etapën e 14-të pasi shtegun Saint-Paul-Trois-Châteaux - Mende i gjatë 188 kilometra epërshkoi për kohë prej 04h 41' 57''. Çiklisti anglez Thomas Geraint kryeson në renditjen e përgjithshme me kohë 58h 10' 44''.

Mbase ky edicion është më më së shumti befasi sa u përket fituesve të etapave sikur që është edhe Mende qyteti i shumë befasive. Ndryshe nuk mund të thuhet për fitoren e sotme që askush se ka parashikuar të çiklistit spanjoll Omar Fraile Matarranz të parën në Tour në shtegun Saint-Paul-Trois-Châteaux - Mende i gjatë 188 kilometra e përshkoi për 04h 41' 57'' para francezit Julian Alaphilippe që u rendit i dyti dhe belgut Jasper Stuyven në pozitën e tretë. Kështu, spanjolli ndoqi traditnë e çiklistëve spanjoll që me vite ngadhënjejnë në Mende.Edhe pas etapës së 14-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe anglezi Thomas Geraint po prin me kohë me kohën prej 58h 10' 44''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan me 437 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 90 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi Pierre Roger Latour 58h 28' 12'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti belg Jasper Stuyven.

Të dielën çiklistët do të garojnë për etapën e15-të në shtegun Millau – Carcassonne i gjatë 181.5 kilometra. Garuesit nisën nga qyteti Millau me 23.000 banorë me një Ekonomia: gjatë konsideruar kryeqytetin francez të lëkurës dhe dorashka, Millau e mbajti këtë aktivitet nëpërmjet kompanive si Fabre dhe Gantier Causse. Bujqësia (Roquefort). Tregti, tregje. Sport: 94 klube dhe 7,000 anëtarë. Kryeqyteti i sporteve të natyrës me disa ngjarje kombëtare dhe ndërkombëtare: 100 km Millau, Les Templiers, Raid des Collectivités, Aktivitetet e lojërave të fatit, Lojërat Natyrore, La Verticausses, La Caussenarde, FIPEM (petanque), Cardabelles. Loja tradicionale lokale është tamponetë e thatë dhe Millau ka një platformë të njohur. Kultura: Festivali Millau Jazz (Korrik), Festivali Bonheur d'Hiver (Dhjetor), Tregtimi i Mineraleve (Korrik), Nocturnes mars (tregjet e natës, korrik), produktet e fermave Vjeshtë panair (nëntor). Çiklistët mbyllin garën në qytetin Carcassonne me 47.550 banorë e me një Ekonomia: turizmi që nga shekulli i 19-të dhe restaurimi i La Cité (2.450.000 vizitorë çdo vit). Turizëm biznesi me një sallë të re kongresesh. Sud de France Carcassonne Aeroportit. Universiteti (2,000 studentë). ENAC (Shkolla Kombëtare e Aviacionit Civil). Vreshta. Sport: Bashkimi Sportiv Carcassonne (bashkim rugby për 117 vjet), Shoqata Sportive Carcassone (ligë regbi, 14 tituj të Kupës Franceze dhe 11 Kampionate franceze). Konkurset: Kampionatet e Kampionatit Aude (Mars), Hors gara në rrugën e kalasë La Fajeolle, Spartam Race Carcassonne (majat e majta), Triathlon Carcassonne (Maj), Takimi ndërkombëtar not (qershor), maratonë dhe gjysmë maratonë (qershor). Kultura: disa ngjarje për të përkujtuar 20 vjet të mbishkrimit të Carcassonne si një vend i Trashëgimisë Botërore. Festat: Scènes d'enfance (Faza e Fëmijëve, Mars), Festival de Carcassonne (110 shfaqje në 10 faza, korrik).

Rezultatet e etapës së 14-të

 

1. OMAR FRAILE MATARRANZ (ESP) 04h 41' 57''

 

2. JULIAN ALAPHILIPPE (FRA) 04h 42' 03''

 

3. JASPER STUYVEN (BEL) 04h 42' 03''

 

4. PETER SAGAN (SVK) 04h 42' 09''

 

5. DAMIANO CARUSO (ITA) 04h 42' 14''

 

6. SIMON GESCHKE (GER) 04h 42' 16''

 

7. NICOLAS EDET (FRA) 04h 42' 16''

 

8. LILIAN CALMEJANE (FRA) 04h 42' 20''

 

9. DARYL IMPEY (RSA) 04h 42' 27''

 

10.THOMAS DE GENDT (BEL) 04h 42' 34''

 

Renditja e përgjithshme

 

1. GERAINT THOMAS (GBR) 58h 10' 44''

 

2. CHRIS FROOME (GBR) 58h 12' 23''

 

3. TOM DUMOULIN (NED) 58h 12' 34''

 

4. PRIMOZH ROGLIC (SLO) 58h 13' 22''

5. ROMAIN BARDET (FRA) 58h 14' 05''

 

6. MIKEL LANDA MEANA (ESP) 58h 14' 26''

 

7. STEVEN KRUIJSWIJK (NED) 58h 14' 41''

 

8. NAIRO QUINTANA (COL) 58h 15' 07''

 

9. JAKOB FUGLSANG (GER) 58h 16' 58''

 

10.DANIEL MARTIN (IRL) 58h 17' 38''

 

Renditja ekipore

 

1. MOVISTAR TEAM 175h13' 05''

 

2. BAHRAIN - MERIDA 175h 23' 21''

 

3. TEAM SKY 175h 32' 45''

 

4. TEAM LOTTO NL - JUMBO 175h 42' 23''

 

5. ASTANA PRO TEAM 176h 03' 59''

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat