Kolumbiani Nairo Quintana triumfon në etapën e 17-të - Bota Sot
Kolumbiani Nairo Quintana triumfon në etapën e 17-të

Çiklizëm

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kolumbiani Nairo Quintana triumfon në etapën e 17-të

Nga: Fazli Berisha Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:32
Kolumbiani Nairo Quintana triumfon në etapën e 17-të

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 17-të

Njëri nga favoritët gati me vite për ta fituar Turin, por që nuk arriti çiklisti kolumbian Nairo Quintana, i cilit sot fitoi etapën e 17-të pasi shtegun Bagnères-de-Luchon - Saint-Lary-Soulan Col du Portet  i gjatë 65kilometra e përshkoi për 02h 21' 27'', duke lënë në vendin e dytë irlandezin Daniel Martin dhe  kryesuesin anglezin Thomas Geraint. Kampioni aktual Christopher Froome, tash gjendet i treti në renditjen e përgjithshme me në ngecje prej 2 minuta e 31 sekonda dhe vetëm mrekullia mund të ndodhë e që Froome ta fitojë për herë të katërt me radhë Tourin, por me gjasë duhet të kënaqet nëse arrin ta fitojë shoku i tij i skuadrës Thomas Geriant, që prinë me 1,59 minutë epërsi.   

Image

Edhe pas  etapës së 17-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe  anglezi Thomas Geraint po prin  me kohë me kohën prej  70h 34' 11''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 452 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 140 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi  Pierre Roger Latour  70h 50' 14''ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti  eston Tanel Kangert.

Të enjten çiklistët garojnë për etapën e18-të në shtegun Trie-sur Baïse -  Pau  i gjatë  171 kilometra. Çiklistët nisen nga qyteti Trie Sur Baise me 1100 banorë dhe me një Ekonomia: Krijimi i Kanadelit (druri). Charcuterie Ader. Kompania ndërtuese Pomes-Darre. Fermat dhe kooperativat. Sport: 21 klube duke përfshirë FCT Rugby, Hand Ball Club Triais, Club de Roller, Badminton, Judo Club, Bowls Tenis Club, Gjimnastikë, Volley Club, Karate Club. Kultura: Festival i muzikë klasike, Dhjetor), Panairi Lokal (Gusht), Sadournin Air Show, Samba Repercussion Festival në Monléon Magnoac (Korrik), Hivernales në Shtëpinë e Natyrës së Puydarrieux (natyra dhe mjedisi, shikimi i shpendëve, konferenca, ekspozita), Salloni i Antikve (40 botime). Garuesit mbyllin garën në qytetin Pau me 7.600 ganorëdhe në Ekonomia: qendra e dytë ekonomike në Aquitaine pas Bordeaux, ushtri, Universiteti Pau (11,000 studentë), gjeologji dhe inxhinieri e naftës, kimia dhe petrokimike, industritë farmaceutike dhe ushqimore. Aeronautika, mekanika, dixhitale, mbarështimi i kuajve, turizmi. S port: Seksioni Paloise (rugby, Top 14), Elan béarnais Pau-Lacq-Orthez (basketbolli, Pro A), Pau Canoe-Kayak Club Universitaire.

Image

Stadiumi Pau-Pyrénées, stadiumi i pelotës, fermë kombëtare e kunjit Pau-Gelos, qendra e trajnimit në garat e golfit Pau-Sers, golf (fusha më e vjetër e golfit në Evropën kontinentale, e krijuar në 1856). Ngjarje: Pau Grand-Prix me motor, Les Étoiles de Pau (ngjarje tre-ditore e kuajve), kampionate botërore të kanoisit. Mbahen edhe shumë festivale të ndyshme.

Rezultatet e etapës së 17-të

1. Nairo Quintana (COL) 02h 21' 27'' 

2. Daniel Martin (IRL) 02h 21' 55''      

3. Geraint Thomas (GBR)  02h 22' 14''

4. Primozh Roglic (SLO)    02h 22' 19''

5. Tom Dumoulin (NED)     02h 22' 19''

6. Steven Kruijswijk (NED) 02h 22' 32''

7. Egan Arley B. Gomez (ESP)   02h 23' 00''

8. Chris Froome (GBR)       02h 23' 02''

9. Mikel Landa Meana (ESP)      02h 23' 02''      

10. Ilnur Zakarin (RUS)      02h 23' 28''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (GBR)  70h 34' 11''

2. Tom Dumoulin (NED)     70h 36' 10''      

3. Chris Froome (GBR)       70h 36' 42''

4. Primozh Roglic (GBR)    70h 36' 58''      

5. Nairo Quintana (COL)    70h 37' 41''

6. Steven Kruijswijk (NED) 70h 38' 30''

7. Mikel Landa Meana (ESP       70h 38' 45''

8. Romain Bardet (FRA)    70h 39' 24''      

9. Daniel Martin (IRL) 70h 40' 44''      

10. Jakob Fuglsang (GER) 70h 43' 42''

Renditja ekipore

1. Movistar Team      211H 48' 39''    

2. Bahrain – Merida   212H 12' 59''    

3. Team Sky     212H 44' 52''    

4. Team Lotto NL – Jumbo 212H 50' 17''

5. Astana Pro Team  212H 54' 14'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test