Slloveni Primozh Rogliç fitoi etapën e 19-të

Çiklizëm

Slloveni Primozh Rogliç fitoi etapën e 19-të

Nga: Fazli Berisha Më: 27 korrik 2018 Në ora: 19:14
Slloveni Primozh Rogliç fitoi etapën e 19-të

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 19-të

Edicionit të 105-të të Tour de France po i vije fundit dhe sa i përket fituesve të etapave pati plotë befasi, kur kanë mbetur vetëm edhe dy etapa çiklisti slloven Primozh Rogliç fitoi etapën e 19-të  pasi shtegun Lourdes - Laruns i gjatë 200-5 kilometra, e përshkoi për 05h 28' 17'', duke lënë Thomas Geraint në vendin e dytë dhe francezin Romain Bardet. Duket se tashmë dihet fituesi i këtij edicioni dhe ky do të jetë çiklisti anglez Thomas Geraint dhe për te edhe sot kampioni aktual Chris Froome , për radion franceze tha se Geraint është në epërsi dhe  të gjithë do të punojmë që ati të ngadhënjejë. Ka qenë një ditë e vështirë sot për çiklistin Peter Sagan, i cili pati shumë telashe. Edhe pas  etapës së 19-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe  anglezi Thomas Geraint  prin  me kohë me kohën prej  79h 49' 31''.  

Image

Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peter Sagan  me 467 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 170 pikë si mbret i maleve, ndërsa si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi  Pierre Roger Latour  804h 09' 52'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti  spanjoll Mikel Landa. Të shtunën çiklistët garojnë për etapën e20-të si kohë individuale (ITT)në shtegun Saint-Pée-sur-Nivelle - Espelette i gjatë 31 kilometra. Çiklistët nisin aventurën 31 kilometërshe nga qyteti Pee sur Nivelle me 6.750 banorë e me një Ekonomi: bujqësi, agro-ushqim, turizëm, dega e INRA (Instituti Kombëtar i Kërkimeve Bujqësore) i specializuar në hidrobiologjinë e peshkut në mjedisin e tyre natyror. Sport: 19 klube (800 anëtarë). SPUC Omnisports ka gjashtë seksione (pelota, bashkim rugby, futboll, Lasterka, Hendboll, kanoe kajak). Ngjarje: gjurmët Senpereko (mars), Côte Basque Triathlon në liqen (maj), Cap Women (bastisja e shumëfishtë e grave, shtator), Ronde du Labourd (tubim motorik), pelota Kampionati francez. 

Kultura: Muzeu i Pelotës dhe Xistera e vendit Baske, qendra kulturore Larreko (shtëpi për bertsulari, bards baske). Ngjarjet: Panairi i Trout (mars, 10,000 persona), panairi i qengjit (prill), Herri Urrats (Festivali i iskatolës, shkollat ??e gjuhës baske), Festivali i vendit (Qershor), Festivali vjetor i traditave dhe gastronomisë (Qershor, Quincena Musical de San Sebastian (klasike), Livre en famille (luan për fëmijët, tetor). Ndërsa përfundojnë në qytetin Espelette , me 2.080 banorë dhe një Ekonomia: turizmi. Konstruksioni i Carriat që nga viti 1927. Antton çokollata që nga viti 1993.

Baskalia: prodhimet e qumështit të deleve. Bujqësia dhe sidomos piper. Fshati Le ka shumë dyqane dhe shërbime. Sport: 16 klube (atletikë, futboll, pelota, gjurmë ...). Ngjarje: Gara Crêtes du Pays Basque në Espelette (Korrik), Basque Games (tërheqje lufte, ngritje kashte, ngritje antilë, sharrë druri, heqjen e karrocave, gara për qese dhe kanaçe, gusht). Kultura: Fair Pottok (një kalë i vogël kalë i vogël, janar), Panairi Axoa (Qershor), Festivali Ndërkombëtar Gauargi (Korrik), Festivali i Piperëve (tetor).

Rezultatet e etapës së 19-të

1. Primozh Roglic (SLO)       05h 28' 17''

2. Geraint Thomas (GBR)    05h 28' 36''

3. Romain Bardet (FRA)       05h 28' 36''

4. Daniel Martin (IRL)            05h 28' 36''

5. Rafal Majka (POL)                        05 h28' 36''

6. Tom Dumoulin (NED)       05h 28' 36''

7. Mikel Landa Meana (ESP) 05h 28' 36''

8. Chris Froome (GBR)        05h 28' 36''

9. Steven Kruijswijk (NED)   05h 28' 48''

10. Ilnur Zakarin (RUS)        05h 28' 48''   

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (GBR)    79h 49' 31''

2. Tom Dumoulin (NED)       79h 51' 36''

3. Primozh Roglic (SLO)       79h 51' 55''

4. Chris Froome (GBR)        79h 52' 08''   

5. Steven Kruijswijk (NED)   79h 54' 08''

6. Mikel Landa Meana (ESP            )           79h 54' 11''

7. Romain Bardet (FRA)       79h 54' 46''

8. Daniel Martin (IRL)            79h 56' 10''

9. Nairo Quintana (COL)      79h 59' 57''

10. Ilnur Zakarin (RUS)        80h 01' 20''

Renditja ekipore

1.  Movistar Team     239H 56' 06''

2.  Bahrain – Merida 240H 07' 25''

3. Team Sky  240H 32' 38''

4. Team Lotto Nl – Jumbo   240H 43' 01''

5. Astana Pro Team 241H 07' 49'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat